33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

E mbajti peng për një javë dhe e dhunonte sistematikisht 28-vjeçaren , arrestohet i dashuri i saj

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku një 28-vjeçare u mbajt peng për një javë nga i dashuri, i cili e ka dhunuar sistematikisht duke i shkaktuar plagë të rënda.

Mësohet se vajza e re ka shkuar në urgjencë për mjekim për shkak të goditjeve me sende të forta, nga i dashuri Gleard Gusholli.

Sakaq e reja i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ajo ka qenë në gjendje të rënduar, e gjakosur teksa dyshohet se është dhunuar me këmbën e një karrigeje.

Gusholli ka thënë se “ishte shumë xheloz” ndaj edhe bëri këtë veprim.

Në pranga përfunduan edhe 4 shtetas të tjerë që nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Bëhej fjalë për shtetasit Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...