34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

350 doza kanabis dhe kokainë gati për shpërndarje , arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

Një i ri është arrestuar në qytetin e Vlorës pasi u kap në flagrancë me 350 doza kokaine dhe kanabis. Sipas policisë, i riu e shpërndante sasinë e lëndës narkotike në lokalet e natës në qytet.

Gjithashtu janë proceduar edhe tre persona të tjerë, mes të cilëve dhe një shtetase italiane pasi nga kontrollet iu gjet një sasi droge, që dyshohet ta kenë siguruar nga 20-vjeçari, tashmë i arrestuar.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Fokus 5”, sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në 350 doza, të gatshme për shitje. Shiste doza të drogave të forta dhe të kanabisit, në lokalet e natës, në zonën bregdetare, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Procedohen penalisht 3 shtetas, të huaj dhe shqiptarë, pasi u kapën me doza të lëndëve narkotike, të dyshuara të blera nga 20-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambientet e lokaleve të natës dhe në zonën përreth tyre, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që mund të kryhen në këto ambiente, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 5”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi V. R., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në automjetin e 20-vjeçarit, në lagjen “1 Maji”, shërbimet e Policisë gjetën 350 doza të dyshuara të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis. Dozat dyshohet se do të shiteshin nga shtetasi V. R., në lokale nate, në Vlorë.

Në vijim të këtij operacioni, shërbimet e Policisë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M., 31 vjeç, A. K., 25 vjeç, të dy banues në Vlorë, si dhe për shtetasen Ch. R., 26 vjeçe banuese në Itali, pasi gjatë kontrolleve fizike, këtyre shtetasve iu gjetën doza të lëndëve narkotike, të dyshuara të blera nga shtetasi V. R.

Dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të metejshme. Kontrollet në lokalet e natës në qark, si në zonën përreth tyre, do të vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...