24.5 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Fushata ka nisur, Celibashi: Partitë politike të mos shpenzojnë para pa limit

kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim mbi platformën online ku partitë politike dhe kandidatët do të raportojnë të ardhurat dhe shpenzimet financiare.

Edhe pse e cilësoi si proces jo të thjeshtë transparencën nga ana e subjekteve politike, Celibashi tha se kjo platformë online do të jetë një mundësi më e mirë për KQZ që të kontrollojë financimin e partive politike gjatë fushatës zgjedhore.

Celibashi kërkoi përmbajtje nga partitë “që të mos demonstrojnë në mënyrë arrogante fuqinë e tyre dhe interesin e tyre për të shpenzuar para pa limit në fushatën zgjedhore”.

 

 “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ketë një mundësi më të mirë për të bërë verifikime më të thelluara në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor mbi paratë e shpenzuara nga partitë politike dhe subjektet zgjedhore. Ky sistem është një mundësi shumë e mirë, e kam fjalën për shoqërinë civile, media por edhe të tjerë për të marrë informacion dhe nxjerrë konkluzione për të bërë vlerësime se çfarë përmbajnë të dhënat e grumbulluara përmes këtij sistemi. Ne jemi vetëm në fillim të përdorimit të këtij sistemi dhe askush prej të gjithë përdoruesve nuk është familjarizuar plotësisht me këtë sistem, por  të paktën qoftë edhe formalisht nga pikëpamja e asaj që kishim objektiv e kemi realizuar qëllimin dhe synimi i partnerëve europianë ishte që ta kishim këtë projekt gati për këto zgjedhje dhe raportimi mbi financat e kësaj fushate të bëhet përmes kësaj platforme. Nuk besoj se do jetë kaq e thjeshtë dhe do ketë kaq transparencë dhe mundësi për të bërë publike çdo abuzim, por mendoj se do jetë diçka ndryshe nga herët e tjera. Tej gjithë retorikës së ngarkuar politike që shoqëron fushatën zgjedhore, duket se ka një lloj kujdesi të paktën formalisht për tu përpjekur për ti respektuar këto rregulla. Mund të bëjmë më shumë për t’i bërë të përmbajtura partitë politike që të mos demonstrojnë në mënyrë arrogante fuqinë e tyre dhe interesin e tyre për të shpenzuar para pa limit në fushatën zgjedhore”, tha Celibashi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...