29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha sulmon kandidatin e PS në Delvinë: Jugu në duart e grabitësve

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në Delvinë ditën e sotme, në shoqërinë e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku prezantojnë kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’, Ilir Mehmetin.

Kryedemokrati lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama, ndërsa theksoi se ai vepron me mafian. Berisha përsëriti disa herë situatën në Ksamil për shkak të ndërtimeve pa kriter.

Ish kryeministri nuk u kursye teksa u shpreh se mbi Ardi Veliut rëndojnë dosje pafund kriminale. Ai gjithashtu përmendi kandidatin e PS, Alket Hyseni, teksa e cilësoi si të deleguarin e bandave të Durrësit, i cili përveç grabitjes dhe plaçkitjeve bëri gjithçka që t’i bëjë me pallate eksponentët e Rilindjes.

Berisha: Njërin nga qeveritarët tuaj më të sprovuar vendor, më me eksperiencë. Dua të paraqes këtu Ilir Mehmetin si kandidat për kryetar bashkie. Ndaj Ardi Veliut rëndojnë dosje pafund. Ai është edhe më zi. Në Sarandë Ardit Cikuli, një kandidat i mrekullueshëm, njëri serioz ka për karshi të deleguarin e bandave të Durrësit, famozit Alket Hysenit. Famëziu Alket Hyseni, i cili përveç grabitjes dhe plaçkitjeve bëri gjithçka që t’i bëjë me pallate eksponentët e Rilindjes. Shkoni në Sarandë, Ksamili po merr fund. Fatmir Shero ka përball përfaqësuesin e Rilindjes, që do të bëjë Pazar. këtu ka një rrezik madhor që është mafia. Shkoni në Ksamil, po ndodh një masakër e paimagjinueshme. Mafia, e ka thënë bukur Faik Konica; zoti e mbroftë Shqipërinë nga shqiptarët, dhe e ka pasur parasysh këtë ditë. S’ka pushtues që të sillet në këtë mënyrë ndaj një vendi, siç po sillen këta qeveritarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...