26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha -Ramës nga Dropulli: ‘Hiq dorë nga kërcënimi dhe terrorizimi i zgjedhësve në minoritet’

Sali Berisha ka prezantuar në Dropull, kandidatin e Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Thanas Maneka.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se sirenat e ndryshimit po ushtojnë kudo në Shqipëri dhe në Dropull.

‘Besoj se nevoja jetike e ndryshimit, sirenat e të cilit po ushtrojnë në të gjithë Shqipërinë, në Dropull dhe minoritet po ushtrojnë edhe më fuqishëm, por ndjehen edhe më fuqishëm’, tha ai.

Gjithashtu Berisha i është përgjigjur deklaratave të sotme të Edi Ramës në Elbasan. Berisha theksoi se, opozita do ti përgjigjet atij, si çdo monisti në botë.

‘Hiç dorë nga kërcënimi dhe terrorizimi i zgjedhësve në minoritet dhe në Shqipëri, sepse tani çdo shqiptar e ka marrë vesh që ti ke vendosur monizmin, apo pushtetin personal në Shqipëri dhe të garantoj se shqiptarët janë absolutisht të vendosur të të japin atë që meriton çdo monizëm në botë, atë që i kanë bërë monistit të parë edhe ty dhe çdo monizëm në botë’, tha gjatë fjalës së tij në Dropull Sali Berisha.

Fjalimi i i Berishës:

Fat i madh që të paraqesim sot kandidatin tonë për kryetar bashkie të Dropullit dhe Pogonit, zotin Thanas Maneka në një ditë kur nderohen dy shenjtorë, Shën Gjergji dhe Shën Thomai dhe ju uroj gëzuar edhe me këtë rast.

I dashur zoti Vangjel Dule, kryetar i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut.

I nderuar zoti Tritan Shehu, deputet dhe drejtues politik i PD-së për zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës.

Të dashur miqtë e mi ish-ministra të respektuar, Koço Barka dhe Spiro Ksera. E nderuar zonja Ksera.

I dashur zoti Ylli Asllani, i dashur miku im, Dasho Aliko.

Zonja dhe zotërinj: U përshëndes përzemërsisht dhe ju falënderoj për këtë takim.

Jemi sot për të paraqitur këtu kandidat për kryetar bashkie një nga përfaqësuesit tuaj më dinjitozë. Thanas Maneka për dashurinë, respektin që ka për ju, ka vendosur të vijë me vullnetin tuaj me një projekt shumë të studiuar për të ndryshuar për mirë jetën tuaj, komunën e Dropullit, Pogonit. Për të derdhur të gjithë eksperiencën që ka marrë gjatë këtyre viteve të suksesshme në emigracion.

Ka ardhur me vendimin më fisnik, për tu bërë shërbëtor i juaj, për të shndërruar në shërbime, në të mira, taksat tuaja, pasuritë tuaja natyrore, potencialet tuaja të mëdha. Ka ardhur pra, vërtetë i vendosur që Bashkinë e Dropullit ta shndërrojë në bashkinë e parë të qytetarëve. Për të rikthyer transparencën, përgjegjësinë.

Besoj se nevoja jetike e ndryshimit, sirenat e të cilit po ushtrojnë në të gjithë Shqipërinë, në Dropull dhe minoritet po ushtrojnë edhe më fuqishëm, por ndjehen edhe më fuqishëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...