9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Rama në podcast me mjekët : Erdhët dhe më dhatë dorën, më thatë që kemi operuar

Pas operacionit të lehtë të apenidisitit që kreu në QSUT një javë më parë, kryeministri Edi Rama i ka ftuar në podcast mjekët që u kujdesën për të. Vetë Rama citon mjekët, që sipas tij i kishin thënë se kishin operuar shumë ministra dhe personalitete publike, por në strukturat private spitalore.

“Jam këtu me pesë burra që më hynë në trup”, thotë kryeministri Rama për mjekët Arben Gjata, Arben Beqiri, Dritan Rehovica, Krenar Lilaj dhe Saimir Kuçi.

Kirurgu Arben Beqiri dëgjohet duke thënë se fakti që kreu i qeverisë zgjodhi sistemin publik për të kryer ndërhyrjen, tregon se është rritur besimi. Ndërkohë, mjeku Arben Gjata përmendi rastin e një kolegu amerikan i cili ishte surprizuar nga ndryshimet drastike të bëra në sistemin e shëndetësisë.

Pjesë nga intervista:

Kryeministri Rama: Për një person të vetëm, privilegj, për pozicionin që kam apo është një praktikë që është e ngjashme edhe për njerëzit e zakonshëm.

Mjeku Arben Beqiri: Sëmundjet janë të ndryshme por pacientët janë njësoj.

Rama: Përpara se të largoheshit erdhët tek shtrati dhe më dhatë dorën, më thatë se ne kemi operuar shumë ministra, figura të larta publike por fatkeqëesisht deri më sot vetëm në spitale private.

Mjeku Arben Beqiri: Fakti që ju zgjodhët sistemin publik shqiptar, ndër të tjera zgjodhët kirurgë që përfaqësojnë një forcë tjetër politike, tregon se kjo është një pjesë e emancipimit dhe rritjes së besimit.

Mjeku Arben Gjata: Jo më pak se para disa muajsh, një miku ynë amerikan që ka ardhur në Shqipëri që nga ’91, Mark Johnson, gastroenterologu personal i Bill Clinton dhe George Ë. Bush tha se jam shumë i emocionuar sepse mbaj mend spitalin e vjetër ku gjëmonin edhe minjtë me fshesë edhe kur hyri në sallë tha se nuk e di se çfarë them. Tha ‘Po ta them edhe me zë të ulët se standartet i keni njësoj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT