29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha në Jug të vendit: Konstatova se socialistët urrenin rilindjen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku pohoi se dje mbylli turin elektoral në bashkitë e jugut, duke e cilësuar atë si një tur të suksesshëm.

Gjatë fjalë së tij, Berisha u shpreh se ekziston një kontrast i madh midis kandidatëve të primareve, të votës së lirë dhe dinjitetit, dhe kandidatëve të mafies, të bodrumeve të Edi Ramës, ku tha se janë të përfshirë në ferat e tyre të zeza.

Mes të tjerash, kryedemokrati ngriti akuza të forta ndaj kadidatit të Ps Durrës, Igli Cara, ku tha se është vërsulur të pushtojë Sarandën, me të deleguarin Alket Hyseni, i cili ka marrë përsipër të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate për qeveritarët.

Berisha: Mbrëmë mbylla turin në të gjitha bashkitë e jugut dhe mund t’u them se ai ishte turi më i suksesshëm që unë kam pasur ndonjëherë në jugun e vendit. Qytetarët në Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Sarandë, Konispol, Delvinë, Libohovë, Derviçan, Dropull, me një padurim, me një kthjelltësi dhe vendosmëri, po presin 14 majin për të firmosur ndryshimin. Për të firmosur shpëtimin e bashkive të tyre dhe të Shqipërisë nga kthetrat e zeza të mafies qeveritare. Kudo që shkova, gjeta qytetarë të revoltuar, gjeta qytetarë të cilët nuk përmbanin ndjenjat gjer në urrejtje ndaj qeverisë dhe shtetit të mafies.

Një kontrast i madh ekzistonte dhe kishte elektrizuar klimën elektorale, kontrasti midis kandidatëve të primareve, të votës së lirë dhe dinjitetit, dhe kandidatëve të mafies, të bodrumeve të Edi Ramës, për të cilët në mënyrë absolute, asnjë socialist i vetëm, asnjë qytetar i paparti, nuk ishte pyetur. Skandalet e kandidatëve të emëruar nga Edi Rama, aferat e tyre të zeza, nxinin në Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Sarandë, Delvinë, Konispol, Derviçan, Libohovë. Misioni i tyre ishte plaçkitja e pasurive publike. Mafia e Durrësit, po humbet falë fitores së Igli Carës, është vërsulur të pushtojë Sarandën, me të deleguarin Alket Hysenin. Ky i fundit ka marrë përsipër, a mund të imagjinoni ju, të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate qeveritarët. Misioni kryesor i mafiozit Alket Hyseni është ky. Ai ka përballë Ardit Cikulin, një qytetar shembullor, serioz, të përkushtuar ndaj të cilit nuk rëndon asnjë edhe një aferë, përkundrazi përkushtimi dhe aftësia e tij kanë fituar zemrën dhe mendjen e qytetarëve të Sarandës. Përfaqësuesin e mafies së Durrësit nuk e kishin dëgjuar kurrë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...