23.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Berisha nga Berati drejtuar Ramës : Në Mbreshtan i thonë ‘gusht e gunë’, ne i themi ‘gusht dhe vija ke për të marrë’

Nga Berati, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Berisha akuzoi dyshen Rama-Balluku se zbrazin digat dhe ua shesin sekserëve të tyre.

“Energjia është shndërruar sot në një kamxhik do zbresë ashtu si e kanë pasur përpara. Ajo strategjia e ndërtimit të HEC-eve ka përmbysur situatën energjetike të Shqipërisë. Shqipëria prej dy tre vitesh prodhon më shumë se nevojat e saj. Në vend që t’i kthehen biznesit dhe ju, ato shfrytëzohen, vidhen nga dyshja Rama Balluku. Çfarë bëjnë këta hajdutë!? Gjithë verën zbrazin digat, ua shesin sekserëve të tyre. Këta i shesin në bursë dhe ato janë paratë e Ramës dhe Belindës dhe thërrime për sekserët e tyre. Këtë kanë dy vite që e bëjnë. Asnjëri prej jush nuk gëzon asgjë nga kjo pasuri e madhe publike që kemi. E shisni me 7 lekë te ju. Nuk kishte asnjë problem. Këta e kaluan në 95 lekë dhe te bizneset 220 lekë. Pra, duhet t’i japim fund kësaj, të votojmë ndryshimin. Ndryshimi është në duart tuaja”, deklaroi ai.
Mes të tjerash Berisha sfidoi Ramën, duke pohuar se nga vendi i tij i origjinës, Mbreshtani, kanë një shprehje ‘gusht dhe gunë’, ndërkohë që ish-kryeministri ironizoi duke shtuar se ato do i thotë; gusht e vija, duke nënkuptuar largimin nga pushteti të kryesocialistit.

“E ftoj të dalë këtu me doktor Zijain, të shkojë në Velabisht, në Otllak, në Sinjë, të tregojë se çfarë ka bërë për ta. braktisje, braktisje, dhe vetëm braktisje. Vota juaj për doktor Zijain, do të jetë votë për veten tuaj. Ai do të bëjë gjithçka për t’ju ofruar juve shërbime më të mira. Zoja Ismaili u zotua këtu për ulje të ndjeshme të tarifave vendore. Programi ynë i taksave të ulëta mbetet synim. Duhet t’i japim fund kësaj, të fitojmë ndryshimin, ai është në dorën tuaj. Ça ka pësuar ky rreth? Janë shtruar këto kalldrëme? Është përfunduar rruga Berat-Lushnjë, që ishte në përfundim. Po të tjerat? Deklaruan se nuk merren me boshtin e jugut. Fundi fundit unë thashë, le ta ndërtojnë. Por sa km kanë ecur për atë rrugë? Zero! Po Berati ka potenciale të jashtëzakonshme, prodhimet më cilësore. Plantacionet e pemëve në Berat kanë frutat më cilësore. Priten, s’ka kush i vjel. Është shkatërruar çdo gjë. Kosova subvencionon 400 euro për hektarë të grurit dhe 1000 euro për hektarë të serave. Kurse këta japin 43 euro. A ka braktisje më të madhe? Unë ju garantoj ju, se këto vërtetë janë zgjedhje lokale, pas fitores, se ja thashë dje në Kukës, se jam poshtë fshatit të tij, në Shpirag…

Ai e mohon se është nga Mbreshtani. Aty i thonë; gusht dhe gunë, se është zonë barinjsh, zonë kullotash, edhe unë i them se pushteti yt është; gusht dhe vija. Këto janë zgjedhje për të ndaluar shpopullimin e vendit. pse u ngjitëm në vitin 2013 me rrogat më të larta në rajon. E bëmë këtë se Shqipëria është vendi më i pasur i rajonit

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...