25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Meta me Berishën në Berat: Rama arkitekti i kullës së korrupsionit, më 14 maj do të kalojmë te transparenca

Ilir Meta nga Berati deklaroi se kryeministri Edi Rama është arkitekti i korrupsionit në vend, ndërsa shtoi se ky qytet do ta ndëshkojë arrogancën e Rilindjes.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve në takim, Meta tha se Berati dhe qytete të tjera po vuajnë nga shpopullimi.

Mes të tjerash Meta i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për Zija Ismailin, pasi ai do të hapë dyrtë e bashkisë për të gjithë.

Fjala e Metës:

“Edi Rama, arkitekti i shkatërrimit të Durrësit, me Velierën atje 10 mld lekë, që ka goditur zemrën e atij qyteti. Edi Rama, arkitekti i asaj kulle në Korçë. Rama, arkitekti i prishjes së Sheshit të Flamurit. Ka ardhur koha, dhe jam i bindur, që të japë llogari. Ai premtoi para 10 vitesh ishullin e Beratit. Votoni Zija Ismailin, pasi ai do t’ju hapë dyert e bashkisë për të gjithë. Do të kalojmë nga korrupsioni tek transparenca”, tha Meta

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...