21.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Qeveria shpall ditë zie kombëtare 29 marsin! Homazhet në nder të Bashkim Finos

Qeveria shpall ditën e sotme ditë zie kombëtare pas ndarjes nga jeta të deputetit të PS dhe ish-Kryeministrit të ‘Pajtimit Kombëtar’

Flamuri shqiptar dhe ai i PS janë ulur në gjysmë shtizë në nderim të Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi ishte i infektuar me COVID-19.

Sipas vendimit të qeverisë shpenzimet e varrimit dhe ceremonisë do të mbulohen nga Institucioni Organizator i Ceremonialit.

Në Pallatin e Kongreseve, mbahen sot homazhet në nder të deputetit Bashkim Fino. Homazhet nisën rreth orës 12:00, deri në 16:00. Kolegë dhe qytetarë i japin lamtumirën e fundit.

NJOFTIMI I KUVENDIT
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino.
Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 12:00-16:00, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...