26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

I mori 570 mijë € shoqes së saj dhe familjes Verracaku, Milena Deraj “përsëritëse” në mashtrim

Prokurorja Ornela Rrumbullaku ka përmbledhur dosjen e mashtrimit të Milena Derajt, e cila është përsëritëse për këtë vepër penale. Kjo pasi nga kqyrja e sistemit “Deepsee” ajo rezulton se është proceduar penalisht edhe më parë nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, po për mashtrim.

“U bë kqyrja e sistemit “Deepsee” per shtetasen Milena Deraj, nga e cila rezulton kjo shtetase është proceduar penalisht dhe më parë nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar për veprën penale “Mashtrim”, lidhur në investimet në bono thesare,”-thuhet në dosje.

Ndërkohë që aktualisht për mashtrimin e familjes Verracaku dhe të shoqes së saj, ajo rrezikon që të dënohet me burg nga 5 deri në 10 vite.

Në lidhje me ndalimin e shtetasen Milena Deraj:

Vepra penale për të cilin dyshohet i ndaluari është ajo e “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143-3 i Kodit Penal, dispozitë e cila parashikon se “përvetësimi i pasurisë private ose publike nepernijef paraqitjes së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të vërteta; gënjeshtra ose shpërdorim të së vërtetës për vete ose persona të tjerë, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në 5 vjet. Kur vepra ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vjet.

Me qëllim që të plotësohen kushtet për veprimin procedural të ndalimit të shtetases Milena Deraj: Së pari, përmbushet kushti i të qënurit krim vepra penale për të cilën dyshohet se është konsumuar; së dyti, kushtin e të dënuarit të këtij krimi jo më të ulët në maksimum se katër vjet; së treti, ka shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik ikje, duke kotisideruar marzhin e dënimit, mekanizmin e ngjarjes dhe sjelljen e të dyshuarit pas kryerjes së veprës penale; Së katërti, ndalimi është kryer në kushte të zbatimit të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga prokurori i çështjes.

Në rastin konkret konstatohet se personi nën hetim Milena Deraj, dyshohet për konsumimin e vepres penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, vepër penale për të cilën, parashikohet dënim me burgim nga 5 vjet deri ne 10 vjet. Në këto kushte përmbushet kushti i i parashikuar në nenin 253 të Kodit të Procedurë.è Penale, pasi vepra enale për {ë cilin është ndaluar shtetasja Milena Deraj ka masë dënimi jo më të ulët në se 4 vjet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...