26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

25 të arrestuar në Itali shumica shqiptarë,sekuestrohen arsenal armësh, 3.8 mln euro pasuri

Mega operacioni i autoriteteve italiane, gjermane e belge, të drejtuar nga Kryeprokurori i Antimafias së Katanzaros Nicola Grattteri, e kordinuar nga Eurojust.

Pagat po rriten shumë më shpejt se pensionet, thellohet pabarazia mes pensionistëve dhe të punësuarve në 5 vitet e fundit
Si rezultat, mësohet se operacioni i ekzekutuar mëngjesin e kësaj të hëne ka çuar në arrestimin e disa trafikantëve shqiptarë të përfshirë në një megatrafik droge në Europë, si dhe bashkëpunimin e tyre me klanet e mafias kalabreze, “Ndrangheta”.

Konkretisht mësohet se ndër se ndër 25 urdhër-arrestet e lëshuara me urdhër të Prokurorisë Italiane, shumica janë shqiptarë me banim në Belgjikë, e mes tyre rezulton se është dhe emri shqiptarit Fisnik Smajlaj, i shpallur në kërkim prej vitit 2008, dhe që ka mundur t’i shpëtojë arrestimeve të sotme.

Emri i tij është përfshirë dhe në fazën e parë të këtij operacioni ekzekutuar më 2015-n.

Operacioni i koduar “Gentelman 2” ka shtrirë hetimet në Itali e në disa vende te Bashkimit Europian.

Hetimet janë kryer nga një skuadër e përbashkët investigative e përbërë nga autoritetet italiane, gjermane e belge e nën koordinimin e Eurojust.

25 personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e ndalimin akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Armëmbajtje pa leje, etj.

Njëherësh gjatë mëngjesit të sotëm është ekzekutuar dhe urdhëri i sekuestrimit të pasurisë me vlerë 3.8 milionë euro, ndaj personave të vënë nën masë ndalimi.

Gjatë paradites së sotme Kryeprokurori i Antimafias së Katanzaros Nicola Gratteri do të mbajë një konferencë për mediat ku do të zbardh detajet e këtij operacioni.

Operacioni “Gentelman2” është vazhdim i operacionit “Gentelman” ekzekutuar më 2015, i cili coi në shkatërrimin e një trafiku droge përmes Amerikës së Jugut, Hollandës, Shqipërisë e Italisë.

Në dy vite investigim antimafia italiane zbardhi së ishte trafikuar rreth 3 tonë drogë, kokainë e heroinë e cilësisë mjaft të pastër, në vlerë mbi 45 milionë euro.

Nga operacioni “Gentleman” u sekuestruan gjithashtu 10 armë automatike e modelit kallashnikovë, 2 mitralozë “Scorpion”, 9 pistoleta “Parabellum”.

Po ashtu u ekzekutua masa ndalimi ndaj 33 persona mes të cilëve shqiptarët:

Gazmend Alliu, 37 vjeç;

Ledio Hajdini, 24 vjeç;

Dilaver Hajdini, 33 vjeç;

Zigur Hametaj, 27 vjeç;

Zamir Oruçi, 36 vjec;

Klodja Paza 36 vjeç;

Fisnik Smajlaj, 41 vjeç;

Ilir Ulqinaku 39 vjeç;

dhe Arben Zela, 32 vjeç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...