15.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Foto/ Zjarri në pyjet e Kanadasë mbushin qiellin e New York-ut me mjegull nga ajri i ndotur

Tymi nga qindra zjarre në veri të kufirit me Kanadanë vazhdon të krijojë kushte të rrezikshme të cilësisë së ajrit në të gjithë zonën e Tri-Shtetit.

Miliona njerëz në qytetin e Nju Jorkut dhe në verilindje u përballën me ajër të tymosur gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes të martën dhe po vazhdojnë me të njëjtin intensitet edhe të mërkurën . Ndërsa autoritetet e të dy vendeve thonë se kjo ndotje ajri do të vazhdojë deri të dielën.

Ndërsa tymi i zjarrit nga Kanadaja përfshiu jugun, e saj në kufi me veriun e SHBA, horizonti i një “mbulese” të dendur tymi erdhi deri në qyetin e New Yorkut i cili është afro 1000 kilomtra larg nga zjarret.

Më shumë se 55 milionë njerëz në të gjithë verilindjen, dhe veri perëndimin në bregun e Atlantikut në SHBA janë nën alarmin e cilësisë së ajrit pasi tymi i zjarrit me origjinë nga Kanadaja mbulon qytetet kryesore të SHBA.

New York City u gdhi sot në tymë të dendur, sa që mezi ishte i dukshëm për pjesën më të madhe të ditës e gjithë hapsira ajrore dhe era e tymit ishte e fortë, ndërsa autoritetet po bëjnë thirrje për të evituar lëvizjet e shpeshta në natyrë edhe për dy ditë.

Mbase sipas tyre tymi nga zjarret kanadeze mund të ndikojë në shëndetin e miliona njerëzve në SHBA, që kanë probleme me mushkritë.

Të nxitur nga nxehtësia rekord dhe kushtet e thata, zjarret që po djegin malet me pyje për rreth në Quebec , tashmë po prekin miliona njerëz deri në Karolinën e Veriut, thonë autoritetet amerikane.

Sidomos për këtë janë ngritur në nivelin “portokalli” edhe alarmet për cilësinë e ajrit pasi mjegulla e dendur e tymit po vështirësonte frymëmarrjen e njerëzve të sëmurë me zemër dhe frymëmarrje.

Tymi i paprecedent në historinë e këtyre dy vendeve e ktheu diellin në të kuq dhe qiellin në të verdhë-portokalli., thanë mediat amerikane.

Tymi ka ardhë si rezultat nga qindra zjarre që digjen në pyjet e Kanadas dhe vazhdon të krijojë kushte të rrezikshme të cilësisë së ajrit në qytetin e Nju Jorkut dhe zona e ashtuquajtur e Tri-Shtetshit.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një alarm të nivelit “Portokalli”për cilësinë e ajrit për qytetin e Nju Jorkut dhe pjesë të zonës Tri-State.

Të martën u tha se NYC kishte cilësinë më të keqe të ajrit në botë dhe të mërkurën në mëngjes qyteti ishte i dyti më i keqi në botë pas Delhi, Indi.

Zyrtarët shëndetësorë po u bëjnë thirrje banorëve të zonës që të kufizojnë aktivitetet në natyrë të mërkurën pasi cilësia e ajrit pritet të mbetet në nivele “të pashëndetshme” deri në “shumë të pashëndetshme” pa përmirësime deri të enjten.

Kjo do të lërë në fuqi këshillimin për cilësinë e ajrit të qytetit “për ditët e ardhshme”, tha Komisioneri i Menaxhimit të Emergjencave Zach Iscol. “Ne presim që kjo të jetë një ngjarje shumëditore. Kjo nuk është diçka normale.”

Në këtë pikë, shkollat e qytetit të Nju Jorkut mbeten të hapura, por studentët nuk do të bëjnë asnjë aktivitet në natyrë gjatë ditës së tyre të shkollës.

Kryebashkiaku Eric Adams e quajti alarmin për cilësinë e ajrit një “ngjarje të paprecedentë në qytetin tonë dhe njujorkezët duhet të marrin masa paraprake”.

Axhensia shtetrore e trafikut ajoror FAA tha se si shkak i këtij tymi të madh në të gjithë hapsirën ajrore, disa fluturime janë ndërprer duke sjell edhe përshtjellime me trafikun e fluturimeve brenda dhe jashtë aeroporteve Newark dhe LaGuardia për shkak të dukshmërisë së dobët.

Nga Zjarret më të fundit në afërsi të Quebec qe kanë djegur mijëra hektar Tymi nga Kanadaja ka hyrë në Shtetet e Bashkuara që nga muaji i kaluar, thanë autoritetet e të dy vendeve.

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit tha se qielli i mjegullt, dukshmëria e reduktuar dhe aroma e djegies së drurit ka të ngjarë që tymi do të qëndrojë për disa ditë në shtetet veriore midis Kanadas dhe Amerikës.

“Nuk është e pazakontë që ne të marrim tym zjarri në zonën tonë. Është shumë tipike për sa i përket Kanadasë veriperëndimore,” tha Darren Austin, një meteorolog dhe specialist i lartë i cilësisë së ajrit në Departamentin e Menaxhimit të Mjedisit në Rhode Island. Por, zakonisht, tymi ka qenë shumë lartë dhe nuk ka ndikuar në shëndetin e njerëzve, tha ai.

Më shumë se 9 milionë hektarë janë djegur nga zjarret në Kanada deri më tani këtë vit – rreth 15 herë më shumë se zona e djegur normale për këtë pikë të vitit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT