12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Shkrirja e Akademisë së Albanologjisë/ Zhupa ‘përplaset’ me Kushin në Kuvend: Po e bëni për t’i plotësuar dëshirat Gjinushit

Deputetja demokrate Ina Zhupa nga Kuvendi tha se shkrirja e Akademisë së Albanologjisë është bërë në shkelje të ligjit.

Ndryshe nga Kushi që e lavdëronte akademinë, Gjinushi nuk e fshehu kurrë që donte ta mbyllte. Në vitin 2021, Gjinushi do të shprehej atë që do të ndodhte. Pra na thotë që reformat në këtë vend i bën Gjinushi, i del fjala atij dhe jo ministres, dhe ju bëtë një VKM për ti plotësuar dëshirat politike Gjinushit, shkelët ligjin. Është njësoj si akademia e rendit të thotë që duhet të shkrihet ajo e arteve, dhe të bëhet.

Justifikim ishte se aty lindën dhe nga aty mund të kthehen, por Albanologjia ka lindur më shpejt. Ju bëni një VKM ku prishni akademinë dhe shkelni kushtetutën, sepse shkelni autonominë dhe lirinë akademike. Shkelni autonominë të mbrojtura nga Kushtetuta, 15 vite në këto vite ka ndryshuar metodologjia dhe projektet, si i zgjidhni duke i bërë vasal të Skënder Gjinushit”, tha ajo.

Sakaq, Kushi ka reaguar duke u shprehur se ky vendim është i mirëmenuar dhe i shërben Akademisë si edhe Albanologjisë, kjo pasi shumica e punonjësve punojnë në të dyja institucionet, çka i shërben edhe jetës akademike në vend.

“Këta 100 studiues do të ngrihen në një nivel të ri. Akademia e shkencave është maja, është nder për ne. Liria akademike është kur je legjitim, jo kur të do ty qejfi. Duhen ndjekur vendimet një pas një. Pjesa më e madhe e punonjësve të Albanologjisë janë pro këtij vendimi, shumica prej tyre punojnë në akademinë e shkencave. Nuk flitet për shkrirje por bashkim. Si me një të rënë të lapsit e mbyllni? Ja ku ka shkresat. Unë personalisht në qershor 2021 i jam drejtuar akademisë së studimeve të riorganizohet në përputhje me ligjin. por asnjëherë nuk kanë pranuar të riorganizohen sipas ligjit. Të justifikojmë shkeljen e ligjit? Nuk ka student. Nuk është regjistruar asnjë student për 8 vite. Zero.

 Nuk po i hedhim në rrugë por po garantojmë transferimi në instucione të larta që kanë programe të ngjashme. Gjithçka transferohet, asgjë nuk hidhet në erë. Këta 100 studiues do të ngrihen në nivel të ri.  E thoni vazhdimisht i keni bërë nder Gjinushit,  sikur Gjinushi do ta marrë në shtëpi Akademinë”, tha Kushi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...