Lokali i reperit Noizy në zonën e Currilave është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.
Mësohet se biznesi i regjistruar në emër të babait të Noizy-it, Bashkim Rajku k pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Policia po vijon punën për të përcaktuar shkakun që çoi në rënien e zjarrit.
Nuk është hera e parë që bizneset në pronësi të familjes Rajku në Durrës dëmtohen, jo më larg se para disa muajsh një prej dyqaneve të Noizyt iu vendos një sasi eksplozivi e cila shkaktoj dëme të shumta materiale jo vetëm tek biznesi i tij por edhe tek pallatet e zonës.