27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Zbulohen 583 bimë kanabisi në Vaun e Dejës, procedohet kryeplaku i fshatit

Vijojnë kontrollet intensive me dronë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Mësohet se janë gjetur 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa në fshatin Mnelë e Vogël të Vaut të Dejës.

Si pasojë, është shpallur në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre fidanëve dhe është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit për shpërdorim të detyrës.

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës/Vijojnë kontrollet nga toka, me patrulla këmbësore dhe nga ajri, nëpërmjet dronëve të Policisë, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Mnela”.

Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohen në fshatin Mnelë e Vogël dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre fidanëve.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Mnelë e Vogël, për shpërdorim të detyrës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga toka dhe nga ajri, me dronë të Policisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mnela”, kanë konstatuar në fshatin Mnelë e Vogël, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të këtij rasti kultivimi, konkretisht të shtetasit N. Gj., banues në Lezhë. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin P. Gj., kryeplak i fshatit Mnelë e Vogël, Vau i Dejës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kush flet në emrin tënd?”, Romina Kuko i përgjigjet Elisa Spiropalit: Ata që s’reformuan...

0
Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka reaguar me një analizë të gjatë mbi protestat e zhvilluara në bulevard, duke adresuar edhe qëndrimet e...

Horoskopi ditor, e Martë, 23 Qershor 2026

0
♈ Dashi Sot ndiheni të motivuar për të çuar përpara planet tuaja. Energjia juaj tërheq vëmendjen e të tjerëve dhe mund të fitoni mbështetje për...

Parashikimi I motit, e Martë, 23 Qershor 2026

0
23 qershori pritet të jetë një ditë tipike verore në Shqipëri, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Bregdeti do të përfitojë...

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...