26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kombëtarja fiton me Moldavinë për Euro 2024, kuqezinjtë shënojnë 2 gola në ‘Air Albania’

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 2-0 me Moldavinë në “Air Albania”. Për grupin E kualifikues të Euro 2024, kuqezinjtë iu falën golave të Asanit në të 52 minutë dhe Bajramit në të 76 minutë.Shqiptarët marrin fitoren e parë në ndeshjen e dytë në grup, teksa pas humbjes me Poloninë në Varshavë, Sylvinho debuton me tri pikë në Tiranë.

Pjesa e parë nisi me dominimin e tanëve, teksa në të 21 minutë ishte Sokol Cikalleshi që tronditi traversën mike nga jashtë zone. E majta e kavajasit u stampua në shtyllë, teksa kuqezinjtë patën disa raste shënimi edhe me Bajramin dhe Uzunin. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa gjithçka iu la fraksionit të dytë.
Në të 52 minutë ishte Jasir Asani që me të majtë shtangu portierin mik nga jashtë zone, për të zhbllokuar ndeshjen. Edhe pas këtij momenti tanët vijuan me sulmet dhe Nedim Bajrami në të 76 minutë shënoi golin e dytë pas asistit të Asllanit. Me këtë sukses, Shqipëria mban vendin e tretë në grup me tri pikë pas dy ndeshjeve. Kuqezinjtë luajnë në datën 20 qershor në transfertë kundër Ishujve Faroe, me fitoren që është detyrim për këtë grup. Pas fitores 0-3 me Ishujt Faroe, Çekia mban vendin e parë në grupin E.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...