5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

SPAK merr Almën si dëshmitare kryesore, nënkryetari i bashkisë së Kukësit jep shpjegime për tenderin e qenve

SPAK pritet të marrë në mbrojtje Alma.K. kjo e fundit pritet të kthehet në dëshmitaren kryesore të procesit penal që ka nisur ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Tashmë SPAK, ka rregjistruar dosjen për dy vepra penale si ajo e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv i funksionarit publik” në këmbim të përfitimeve seksuale.

40-vjeçares i është bllokuar pasaporta dhe përkohësisht nuk i lejohet dalja jashtë shtetit.

Gjithashtu është bllokuar edhe telefoni i saj me qëllim ekzaminimin e bisedave në rrjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme që mund të ketë zhvilluar me persona të tretë për këtë çështje.

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë marë në pyetje disa punonjës të bashkisë Durrës, të cilët kanë konfirmuar prezencën e Alma Kaçit në ambjentet e bashkisë, pikërisht në datën 6 qershor 2023.

Njëherësh në pyetje rezulton të jetë marrë dhe nën/kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili është personazhi i tretë i video-skandalit, dhe personi që mer kontakt me Almën, duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.

Në deklarimin e tij, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma.K, për planin e ndërtimit të qendrës së sterilizimit.
Sipas tij, plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak dhe as miratuar një projekt-buxhet.

Ndërkohë mes personave që është kërkuar të meret në pyetje është dhe Astrit Cengu, ky i fundit anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës.

Ditën e betimit të Safet Gjicit në Këshillin Bashkiak, mes Cengut dhe kryetarit të sapobetuar, ka pasur një përplasje verbale në prezencë të gjithë anëtarëve të tjerë të këshishillit.

Të dy palët kanë kërcënuar publikisht njëri-tjetrin me prezencën e dosjeve kompromentuese, ku Safet Gjici, i ka kujtuar Astrit Cungun se i disponon një dosje voluminoze dhe që mund ta përdorte kundër tij në çdo rast.

Ndërsa nga ana tjetër, Astrit Cengu, i ka kujtuar Gjicit se nuk kishte çfarë t’i bënte pasi dhe 4 ditë ishte në krye të bashkisë, pasi në publik do dilte një video kompromentuese me përmbajtje seksuale.

Në dijeni të këtij debati është vënë në dhe SPAK, ndaj oficerët kanë kërkuar marjen në pyetje të Astrit Cengut, pasi janë ngritur dyshime se Cengu mund të jetë pjesë e skenarit për realizimin e video skandalit seksual brenda në bashkinë e Kukësit.

Ndërkohë SPAK, ka sekuestruar pamjet filmike të bashkisë së Kukësit, njëherësh dhe disa kafeneve ku Alma Kaçi, ka qëndruar atë ditë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...