27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

“Mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj”, Yuri Kim Për operacionin policor në MEK

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një konferencë për gazetarët ka mbështetur operacionin e policisë shqiptare në kampin e MEK në Manzë një ditë më parë. Ambasadorja amerikane, tha se qeveria shqiptare e ka vetë në dorë nëse duhet të vendosë që t’i largojë apo jo. Kim shtoi se mbështet, të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj’

‘Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka gjithashtu terma të caktuar të cilat zbatohen për çdo lloj mysafiri në vendin tuaj dhe kështu duhet të bëjnë edhe ato për ju, t’ju zbatojnë.’– tha Kim.

“Ne kemi vlerësuar partneritetin tuaj në mbështetjen e Ukrainës dhe në përballje e pushtimit brutal të Rusisë. Anë e mbanë botës, njerëzit u frymëzuan ndërsa kanë parë që shqiptarët kanë nxjerrë jashtë rrezikut, afganët e pa mbrojtur. Një shpalosje e jashtëzakonshme të traditës shqiptare mikpritjes dhe nderit. Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri s’kanë qenë kurrë më të forta. Kemi bërë progres historike në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Vitin e kaluar përkujtuam 100-vjetoritn e marrëdhënieve diplomatike të SHBA dhe Shqipërinë.

Kemi bërë hapa të mëdhenj për partneritetin tonë. Kemi ende punë për të bërë, por shpresoj që përparimi i 3 viteve do të na inspirojë edhe më tej që të mos dorëzohemi. Kam ndryshuar në shumë mënyra në këto 3 vite. Unë do e lë Shqipërinë me respekt të thellë për historinë, traditat, këmbënguljen tuaj. Do iki me mirënjohje për dashamirësinë tuaj. Do të largohem me simpati dhe solidaritet për padurimin tuaj për një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj. Do të iki me një respekt për tokën tonë të shqiponjave.”- tha Kim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...

“Të forcohet kontrolli ndaj bankave me ekspozime të larta”, Kuvendi i kërkon Bankës së...

0
Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të forcojë kontrollin dhe mbikëqyrjen ndaj bankave që kanë ekspozime të larta ndaj huamarrësve të...