31.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Ja kush janë VIP-at që fituan më shumë ndjekës këtë javë në rrjetet sociale humbet vendin e parë Luizi dhe Olta

Teksa të gjithë janë sy e veshë për të parë se çfarë postojnë ish-banorët e BBV në rrjetet e tyre sociale, numri i ndjekësve të tyre lëviz dhe rritet shpejt duke treguar protagonistët kryesorë nga java në javë.

Mes shumë personazheve pjesëmarrës në BBV, disa prej tyre kanë spikatur më shumë duke u bërë protagonistë të këtij edicioni dhe duke marrë një audiencë të madhe.Ja si kanë ndryshuar ndjeksit e tyre në rrjetet sociale

Për këtë javë “Social Top 5” sjell vëmendjen te personazhet e famshëm shqiptarë.

Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë?

10.Kristi Aliajn e kemi parë këto kohë të angazhuar në televizion, duke qenë si pjesë e jurisë në “She’s on top”. Ai këtë javë ka humbur 2 mijë ndjekës.

9.Po ashtu me humbje ka rezultuar dhe Armaldo Kllogjeri, duke rënë me 1 mijë ndjekës. Nga 125 mijë, tani ai ka 124 mijë ndjekës.

8.Olta Gixhari ka qenë një nga personazhet më të komentuara komentuara në BBV. Së fundmi po përflitet dhe për një film që do bëjë së bashku me Luiz Ejllin. Këtë javë ajo ka shtuar 1 mijë fansa në “Instagram”.

7.Nga ana tjetër, Keisi Medini ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” ku ka folur më shumë mbi marrëdhënien e saj me Kristin, Lorencin, këngën e re, por dhe shumë të tjera. Ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram”.

6.Në vend të gjashtë renditet Dea Mishel, të cilën e shohim çdo të diel krah Kristit në jurinë e “She’s on top”. Po ashtu si Keisi edhe ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram”.

5.Jori Delli është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që ka nisur tashmë xhirimet. Këtë javë ajo ka shtuar 3 mijë ndjekës.

4.Elvis Pupa gjithashtu si Jori ka shtuar 3 mijë ndjekës, nga 243 mijë ka shkuar në 246 mijë fansa në “Instagram”.

3 Me po 3 mijë ndjekës të shtuar është dhe Kiara Tito. Së fundmi ajo ka udhëtuar drejt Turqisë për xhirimet e emisionit “Kepi i Tundimeve”, ku dhe është publikuar një video nga Bodrumi, ku Kiara ka thënë se po vjen diçka shumë e madhe që publikut do i pëlqejë shumë.

2.Po ashtu si javën e kaluar, në vend të dytë renditet Luiz Ejlli me 4 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar. Ai ka publikuar projektin e tij më të ri që titullohet “Përjetësisht” dhe u kthye menjëherë në një sukses të padiskutueshëm.

1.Vendin e parë për këtë javë e rrëmben Ronaldo Sharka me 5 mijë ndjekës më shumë për këtë javë. Gjithashtu dhe ai si Jori Delli është në Turqi ku po xhirohet “Kepi i Tundimeve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...