12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Shperndanin lëndë narkotike gjatë natës në kryeqytet, arrestohen 2 persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi janë kapur duke shpërndarë në doza lëndë narkotike.

Autorët, njëri prej tyre18 vjeç dhe tjetri 46, janë kapur duke shpërndarë doza të ndryshme kanabisi dhe kokaine në afërsi të rrugës së Elbasanit dhe me gjerë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në një servis në posedim nga 46-vjeçari, në Mullet, është konstatuar automjetin tip “Porsche” me drejtues 18-vjeçarin, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan gjithashtu në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Goditet 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në doza, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një peshore elektronike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet policore të siguruara, se shtetas të ndryshëm shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tyre.

Si rezultat i kontrolleve u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. H., 18 vjeç, dhe D. Sh., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Rrugën e Elbasanit, kanë lokalizuar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin D. Sh., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në një servis në posedim nga 46-vjeçari, në Mullet, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin tip “Porsche” me drejtues shtetasin A. H., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan gjithashtu në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. H. dhe D. Sh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin në doza dhe i shisnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...