22.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Video/ Dalin pamjet e përleshjes me bandën e hajdutëve në Mykonos

Kjo është historia e biznesmenit shqiptar Tonin Preka, i cili prej vitesh është zhvendosur në Mykonos aty ku zhvillon biznesin e tij në fushën e ndërtimit.

Në nëntor të vitit të kaluar ai ra pre e një grabitje me armë e leva nga 5 persona të maskuar. 41-vjeçari përleshet me agresorët madje i merr njërit prej tyre edhe pistoletën por nuk mund të qëllojë sepse i bie karikatori.

Grabitja ka ndodhur në zyrën e sipërmarrësit, e cila ndodhet ngjitur me shtëpinë e tij ku ka pasur fëmijët dhe bashkëshorten. Grabitësit, të cilët më vonë u identifikuan që ishin shqiptarë dhe ish-punonjës së biznesmenit kishin ruajtur në ditën ku ai do të paguante punëtorët dhe i grabitën çantën me 40 mijë euro. Por etja e tyre për para ishte më e madhe ata dhunuan biznesmenin për t’i marrë 500 mijë euro, ndërsa bashkëpunëtorit të tij që ishte në zyrë i thyen dorën t’i mernin buzylykun e floririt.

Megjithëse të maskuar, biznesmeni shqiptar mundi të identifikojë grabitësit. Njëri prej agresorëve, Agustin Marku, u vu në pranga të nesërmen e grabitjes ndërsa dy të tjerët, Alfons Ndoci dhe Geralt Jahu, u arrestuan më 26 qershor të këtij viti. Ka qenë pikërisht biznesmeni Tonin Preka që i pa në një qendër tregtare dhe njoftoi policinë pavarësisht se ata edhe në këtë rast e kërcënuan me armë.

Tentativa e tyre për arratisje dështoi dhe ata u vunë në pranga. Ndoci në 2014 kishte ekzekutuar një shtetas grek gjatë një grabitjeje, ndërsa në 2018 ishte arratisur nga burgu i Patrës. Ende në kërkim për këtë ngjarje janë Enderik Skënderaj dhe Nedin Bylbyli.

Kjo bandë e rrezikshme prej 5 shqiptarësh jetonte në një kamper të pozicionuar në mikonos dhe natën dilnin dhe kryenin grabitje në vila e biznese të ndryshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...