20.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

BE sanksionoi Kosovën/ Vuçiç: Nuk ka bisedë me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nuk ka bisedime me Albin Kurtin dhe se është shumë i shqetësuar për serbët në Kosovë, raportojnë mediat serbe. Vuçiç tha se ka frikë nga lëvizjet krejtësisht irracionale dhe antiserbe të Albin Kurtit.

“Nuk ka bisedë, as normalitet, as nder, as fjalë me Kurtin, jam shumë i shqetësuar për njerëzit tanë në Kosovë. Populli ynë ka nevojë për paqe”-tha Vuçiç i ftuar në TV Prva.

Ndërkohë presidenti serb tha se Perëndimit “nuk i intereson” kur kërcënohen të drejtat e serbëve në Kosovë. Ai shtoi se nuk mund të flasë pa emocione për pozitën e serbëve në Kosovë, të cilët “i rrahën dhe u vendosën thasë në kokë”.

“EULEX-i monitoron 109 raste të serbëve të arrestuar, 11 në periudhën e fundit kanë qenë në paraburgim. Ka njerëz që kanë qenë në paraburgim për dy vjet, pa asnjë bazë dhe pastaj thonë se është sundim i ligjit”– tha Vuçiç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...