27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Rama mbylli proçesin “Ballkani i Hapur”, Berisha : ” U tërhoq se i nxorën kartonin e kuq”

Sali Berisha sot në takim komentoi tërheqjen e Kryeministrit nga ” Ballkani i Hapur” dhe tha se Rama e mori këtë vendim pasi “i nxorën kartonin e kuq”.

“Ballkanin e Hapur e mbështeste vetëm Soros dhe Lavrov. Bllokuan rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë

Së dyti, rezoluta e genocidit ciklik serb në Kosovë. Edi Rama e bllokon këtë rezolutë prej një viti, dhe në mënyrë antiligjore, antikushtetuese ajo nuk vjen në parlament.

Rezolutën e genocidit ciklik serb, Edi Rama e bllokoi si një argat i Vuçiçit, i cili në një akt armiqësor ndaj Kosovës, dhe ndaj kombit shqiptar e bllokoi këtë rezolutë në kuadër të Ballkanit të Hapur, apo mini Shengenit të Novisadit.

Ju jeni dëshmitarë, sesi nga tetori i vitit 2019, katër vite me radhë, Edi Rama u bë zelltar kryesor i projektit antishqiptar dhe antieuropian të Aleksandër Vuçiç, projektit të vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon, të krijimit, siç do të thoshte vet Vuçiç, të Jugosllavisë së re plus Shqipërinë.

Në këtë kontekst filloi dhe të shëtisë si fantazmë përçarëse në Ballkan, një aleancë e re Beograd-Tiranë-Shkup. Aleksandër Vuçiç me dy vasalët e tij, aleancë që krijoi përçarje të madhe në rajon, aleancë që kishte si qëllim kryesor gllabërimin e Kosovës, ndaj edhe në hartën e parë që prodhuan ata fshinë si Kosovën si shtet të pavarur dhe e paraqitën si një territor tërësisht të inegruar tërësisht në territorin e Serbisë.

Edi Rama kalonte nga samiti në samit, duke iu dhënë mend europianëve se kjo është nismë shumë më e vlefshme se, sesa procesi i Berlinit pothuaj gjysmë gjallë, gjysmë i vdekur. Dhe liderve të BE u thoshte se: ju nuk arrini të kuptoni. I paraqiste moskuptues, etj.

Dy persona mbështesnin fuqishëm këtë projekt. Ky ishte Sergej Lavrov, i cili nismën e Berlinit e quante Ballkani i Mbyllur i Brukselit, edhe pse përfshinte të gjashtë shtetet, bazohej në Ballkanin e shtetevë sovrane dhe të barabarta, dhe jo nga Ballkani i domunuar nga hegjenomizmi serb dhe rus.

I dyti ishte, Alexis Soros, kumbari i këtij projekti i cili u emërtua me titullin e një artikulli që kishte shkruar i ati në vitin 1991. Ballkani i Hapur bllokoi rezolutën e genocidit serb për Kosovën.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...