33.2 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Sanksionet e BE-së për Kosovën, Kurti: Masat janë të përkohshme dhe të padrejta

Albin Kurti sërish i ka quajtur të përkohshme masat e paralajmëruar nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke i vlerësuar njëherësh këto masa si të padrejta.

Kurti me këtë rast ka thënë se disa masa edhe kanë filluar që të zbatohen, duke përmendur anulimin e vizitave.

Janë paralajmëruar masa të cilat disa edhe janë zbatuar. Bëhet fjalë edhe për anulim të vizitave, masat janë të padrejta për bindjen time. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është ajo që t’i kalojmë ato kredi e grande në vlerë prej 149 milionë euro që nuk kalojën pa 2/3 në Kuvend. Ne kemi ngujim aktual që mund ta kalojmë bashkë.
“Deri më sot janë identifikuar 45 persona. Është identifikim i saktë që ata kanë marrë pjesë në sulme dhune ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, por edhe që kanë përdorur armë”,
“Kemi pa numër fakte e dëshmi se bëhet fjalë për organizata terroriste. Nëse nuk do t’i shpallinim do të bënim shkelje dhe dëm”
Dje kam biseduar me Borrellin edhe me ndërmjetësin Lajçak. Jam interesuar edhe për deskalim edhe për normalizim që nënkupton sundim të ligjit, ose edhe të shkojnë në Serbi

Tre janë pikat ku përmblidhen sanksionet ndaj Kosovës:

1. Përjashtim nga takimet e nivelit të lartë. Pra ministra, zëvendësministra dhe sigurisht kryeministri Albin Kurti nuk do të ftohet më në asnjë takim të nivelit të lartë.

2. Do të pezullohen takimet që janë pjesë e e MSA , komitete, nen komitete etj, derisa të rikthehet gjendja normale e raporteve të Kosovës me BE

3. Tërhiqet mbështetja financiare për projektet me interes te veçantë për qeverinë

Vendimi është marrë nga takimi i Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...