33.2 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Balla kundërshton Açkën: “Projektligji është një nismë që i shërben të ardhmes së vendit”

Taulant Balla kundërshton fjalën e Flutura Açkës,duke thënë se projektligji është një nismë që i shërben të ardhmes së vendit, pasi rrezikohet që të mbeten spitalet pa mjekë. Balla u shpreh se studimet e mjekësisë janë me interes publik, dhe për këtë shkak nisma e qeverisë është e drejtë.

Janë 1200 mjekë dhe mjeke që kanë përfunduar studimet në Shqipëri dhe nuk ia ofrojnë shërbimin qytetarëve shqiptarë. Është investim publik i Shqipërisë së përbashkët. Duam mjekë dhe mjeke në çdo cep të territorit. Ky është interesi, për këtë na kanë sjellë këtu.

Ju i shihni njerëzit si vota, sa herë del një pakënaqësi, jeni të gatshëm që të merrni krahun e kundërt. Shkoni dhe pyesni ata që iu kanë sjellë në këtë sallë. Do të zgjedhin interesin e disa personave që kanë zgjedhur këtë profesion të respektuar, apo…?

Na duhet që të rrisim numrin e mjekëve në vend. Na duhet të jemi 2.6 mjekë për 1000 banorë. Në emër të grupit parlamentar të PS, e përshëndes vendimin e qeverisë. Studentët që kanë fituar të drejtën për të studiuar bëjnë një marrëveshje. E dyta, studentët aktualë do nënshkruajnë marrëveshje”, u shpreh Balla.

Projektligji pritet që të futet në Kuvend në seancën e datës 20 Korrik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...