Nga Prishtina, kryeministri Edi Rama ka folur për homologun e tij Albin Kurtin, i cili nuk e priti në takim, pavarësisht se marrëveshjet mes dy qeverive u nënshkruan. Me ironi, Rama tha se as në rininë e tij nuk i ka shkuar kurrë nga mbrapa ndonjë Xhuljete indiferente si Albini. Në një intervistë për Klan Kosova, Rama tha se nuk interpreton qëndrimet e Kurtit, por theksoi se është e rëndësishme që të takohen e të flasin.






