23.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Ja porosia e Bill Clinton për Kurtin: Çfarë është kjo luftë me bandat kur e ke njohjen defakto

Rama zbuloi edhe bisedën e Bill Clinton dhe porosinë e këtij të fundit.

Në porosinë që Clinton i ka lënë Ramës, ai bëri një paralelizëm mes marrëveshjes së qeveria e tij kishte hartuar për Izrealin dhe Palestinën, me planin franko-gjerman që është propozuar për Kosovën. Clinton i ka thënë Ramës se kur mbaroi mandatin, Jaser Arafat i ka thënë se kurrë nuk ka marrë në tavolinë një marrëveshje më të mirë se ajo e propozuar nga SHBA.

Porosia e Bill Clinton : 

Më tha dëgjo. Tregoji këtë histori. Ia tregova presidentes, por nuk ia tregova atij që duhej ta dëgjonte por le ta dëgjojë nga televizori. ‘Jaser Arafati ishte njeriu për të cilin të gjithë thonin ishte gënjeshtar dhe nuk e mban fjalën. Mua nuk më ka gënjyer kurrë. Bashkë me Ebu Barak arritëm të bënim një marrëveshje që ishte më e mira e mundshme që mund të merrnin palestinezët. Në sytë e mi ranë dakord. Pas pak kohe Jaser Arafat e prishi ndërkohë Ebu Barak në Izrael kishin shumë më tepër që donin ta vrisnin sesa ata që vranë Yitzhak Rabin pasi mendonin se marrëveshja sipas izraelitëve ishte skandaloze në favor të palestinezëve.

I them Arafatit ti nuk më ke gënjyer kurrë. Dhe më ikën tani, në momentin kur ke marrë marrëveshjen më të mirë të mundshme që nuk do ta kesh më në tavolinë sa të jesh gjallë më tha e di por e kam të pamundur. Kur do ikja nga Shtëpia e Bardhë, 2 – 3 javë para i thashë më thuaj të vërtetën pse ike në fund. Më tha nuk ta them dot, por ti bëre për Palestinën më shumë se çfarë mund të bëja unë, por fatkeqësisht nuk e bëra dot marrëveshjen. Dhe ja ku janë sot. Jo atë marrëveshje që as nuk kanë për ta parë ndonjëherë por cdo marrëveshje që u ka  ardhur në tavolinë ka qenë më e keqe se ajo që kishin përpara

Dhe planin franko gjerman. Ne kemi folur pas Ohrit unë isha I gëzuar dhe mendova se e kishte kapërcyer ekstazën heroike e ishte fut në një fazë tjetër e kam qenë I gëzuar dhe I thashë nga unë ke mbështetjen maksimale, se ajo është njohje defakto të Kosovës.

E ke njohje defakto pse i ikën tavolinës? Çfarë është kjo luftë me bandat kur e ke njohjen defakto. Çfarë është kjo Oso Kuka atje kur atje është njohja defakto që të pret. Cfarë po ndodh me luftën me bandat dhe Oson? Po ndodh që po shkatërrohen marrëdhëniet me ndërkombëtarët e euroatlantike. Mos harro që bashkësia euroatlantike ka Ukrainën, zgjedhjet në Amerikë dhe ka limitine  vet. Dhe në një moment të caktuar, larg qoftë mund të thotë: Ec nuk merremi me këtë punë. E fikin dhe në atë moment është humbje e madhe dhe të rroftë Osoja atje.”– tha ai.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...