29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohet anglezi i fundit që ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt

Një tjetër person është arrestuar në Angli, pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur më 19 prill të këtij viti.

Policia e Shtetit njofton  se është arrestuar Harry Simpson, anglezi i fundit që ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt.

Simpson u kap  në një banesë në Londër, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar për shtetasin Harry Simpson  alias masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Simpson rezulton të ketë një të shkuar kriminale, ai  dalë përpara kësaj gjykate ditën e sotme për tu njohur me masën e sigurisë. Harry Simpson ditën kur u ekzekutua Ardian Nikulaj furnizonte me informacione vrasësi portuges Ruben Saraiva.

Harry Simpson është banues në Abbey Wood në Jug të Londrës. Një prej precedentëve penal lidhet me shitjen e drogës në rrugët e kryeqytetit anglez.
Sipas prokurorisë angleze Simpson, është arrestuar për shitje kokaine më një pastërti prej 89% dhe shitje kanabisi me vlerë 40.000 sterlina. Atëherë 24 vjeç, Simpson po udhëtonte me një makinë tip BMË kur u ndalua dhe u kontrollua nga policia.

Rezultoi se ai po drejtonte një mjet pasi i ishte hequr patenta dhe pa siguracion. Për mos të marrë një dënim maksimal ai pranoi akuzat. Gjykata e dënoi Simpson me 5 vite dhe 3 muaj burg.

Njoftimi Policise:

Punë intensive lokalizuese dhe kërkime të kryera në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, të kryer në Shëngjin, më datë 19 prill 2023.

Lokalizohet dhe kapet në një banesë në Londër, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi i fundit i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për kryerjen e kësaj vrasjeje.

Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë të strukturave të Policisë së Shtetit, me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, si dhe falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, u bë i mundur lokalizimi në një banesë në Londër, kapja dhe arrestimi me qëllim esktradimin, i shtetasit të shpallur në kërkim H. S. alias J. S., 32 vjeç, lindur dhe banues në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar për shtetasin H. S. alias J. S., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë (në rolet e porositësit, ekzekutorit dhe 3 bashkëpunëtorëve të tjerë), ka qenë i implikuar në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, të kryer në Shëngjin, më datë 19 prill 2023.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Manchester, me qëllim ekstradimin e 32-vjeçarit, drejt vendit tonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...