31.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Rama nga Mali i Zi : Nuk ka asnjë problem personal apo institucional me kryeministrin Kurti

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me homologun e Malit të Zi, ku tha se fokusi ishte Procesi i Berlinit dhe Samitin e NATO-s.

Ai u pyet sërish lidhur me refuzimin e Kurtit për ta takuar ditën e djeshme kur ndodhej në Kosovë.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk ka asnjë problem personal apo institucional me kryeministrin Kurti dhe do të donte që në takimin i cili do të zhvillohet në Tiranë të ishin të gjashtë së bashku (kryeministrat e 6 vendeve të rajonit).

Sa i përket çështjes “së nxehtë” në veri dhe tensioneve Serbi-Kosovë, Rama tha se me Kurtin kanë pikëpamje të ndryshme për zgjidhjen e situatës.

Rama: Unë nuk shkova në Prishtinë për tu martuar me Albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër të cilit nusja nuk i doli në takim. Unë shkova në Prishtinë për të pasur takime si kryeministër i Shqipërisë dhe në mënyrën më absolute nuk kam asnjë problem personal dhe aq më pak institucional me kryeministrin e Kosovës. Kam vetëm qëndrime të kundërta në lidhje me një situatë të caktuar. Unë mendoj se është një situatë që duhet ta trajtojmë së bashku, ndërsa Albini mendon se duhet ta zgjidhë pa zhvilluar takime. Pavarësisht qëndrimit të BE-së, në takimin e Tiranës për Procesin e Berlinit, kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar dhe unë dëshiroj të jemi të 6 aty. Albin Kurti është në shtëpinë e vet në Tiranë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...