26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sudani është në prag të një lufte të hapur civile, paralajmëroi Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se Sudani është në prag të “luftës së hapur civile” derisa përleshjet e ashpra midis gjeneralëve rivalë vazhduan në kryeqytetin Kartum të dielën.

Ai paralajmëroi të shtunën se lufta midis ushtrisë sudaneze dhe forcave paraushtarake ka shumë të ngjarë të destabilizojë të gjithë rajonin.

Konflikti në Sudan shpërtheu në mes të prillit pas muajsh tensionesh midis gjeneralit Abdel Fattah Burhan dhe rivalit të tij gjeneralit Mohamed Hamdan Dagalo, komandant i Forcës së Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF).

Ministri i Shëndetësisë, Haitham Mohamed Ibrahim tha në një fjalim televiziv muajin e kaluar se më shumë se 3.000 njerëz ishin vrarë dhe më shumë se 6.000 u plagosën në përleshjet.

Më shumë se 2.9 milionë njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në zona më të sigurta brenda Sudanit ose në vendet fqinje.

Banorët e Kartumit raportuan të dielën se luftime të ashpra po zhvillohen në jug të kryeqytetit.

Fraksionet ndërluftuese përdorën armë të rënda në luftimet në lagjen Kalaka dhe aeroplanët ushtarakë u panë duke fluturuar mbi zonë.

Në deklaratën e tij, Guterres dënoi gjithashtu një sulm ajror të shtunën që autoritetet lokale thonë se vrau të paktën 22 njerëz në Omdurman.

Sekretari i Përgjithshëm dënoi gjithashtu dhunën në rajonin perëndimor të Darfurit, ku u zhvilluan luftimet më të ashpra në konflikt.

Zyrtarët e OKB-së thanë se dhuna në rajon kohët e fundit kishte marrë një dimension etnik, me RSF dhe milicitë arabe që thuhet se sulmonin fiset joarabe në Darfur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...