8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Ka përgjegjësitë e veta, por kreu i aferës është Rama”, Berisha për kërkesën e arrestimit të Ahmetaj nga SPAK

Berisha u pyet edhe në lidhje me kërkesën e SPAK për të arrestuar ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Berisha u shpreh se kreu i kësaj afere është kreu i qeverisë, Edi Rama. Ai tha se Ahmeaj ka përgjegjësitë e veta të padiskutueshme. Megjithatë në fund uroi që Ahmetaj të tregojë se ku ishte kur Rama i shkoi me avion të posaçëm për t’iu marrë firmën.

“Lidhur me rastin konkret, duke mbështetur pa asnjë hezitim çdo zbatim të ligjit shtoj këtu se në mënyrën më të padiskutueshme kreu i meduzës së kësaj afere ka vetëm 1 emër dhe ai është Edi Rama. Është Edi Rama që deklaroi se firmosja fap, fap, fap kur nuk duhej të firmoste kurrë. Ta ndjekim procesin. Në qotë se më pyet mua, ministri i Financave nuk ka asnjë diskutim që ka përgjegjësitë e veta, për mua, të padiskutueshme ,qoftë me veprimin, qoftë me mosveprimin. Ka disa vende ku nuk ka firmos, nuk ka firmosur, por nuk ka vepruar. Uroj tu thotë shqiptarëve që si ia imponoi Edi Rama, ku ishte kur Rama i shkoi me avion për t’i imponuar firmosjen. Nga ana tjetër, kurrë, ligji mëshirë për frikacakun nuk ka. Pra nuk ia them si rrethanë lehtësuese, por si një detyrim i fundit, tu thotë shqiptarëve ku ishte kur Rama i shkoi me avion të posaçëm për t’i marrë firmën”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...