23.2 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Balla zvendëson Çuçin, Berisha: Balla, politikani më i inkriminuar, emërimi i tij e dorëzon rendin në duart e bandave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp, ka hedhur akuza ndaj emërimit të Taulant Ballës si ministër i Brendshëm. Sipas Berishës, Balla është politikani më i inkriminuar.

PD deklaron se Taulant Balla është politikani më i inkriminuar, më i akuzuar në 32 vite për lidhje konkrete, direkt të fuqishme me trafikun e drogës, vrasjet mafioze dhe krime të tjera. Balla është politikani i akuzuar publikisht dhe me dokumente zyrtare si deputet që ka të regjistruar mbi 50 udhëtime me pasaportën e tij diplomatike jashtë vendit, për mburojë të veprimtarisë së supertrafikantit ndërkombëtar dhe njërit prej eksponentëve kryesorë të Bandës së Lushnjes, Edmond Begos.

Balla është politikani kryesor i akuzuar me zë dhe figurë në sallën e gjyqit se është ai i implikuar në masakrën e Elbasanit të vitit 2016, ku në përleshje mes bandave rivale u vranë 3 persona dhe u plagosën shtatë anëtarë. Po në sallën e gjyqit ai është denoncuar si njeriu që ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra, pasi ai kishte në dorë dhue do i publikonte regjistrimet zyrtare që provonin implikimin e Taulant Ballës në lidhje me masakrën e Elbasanit.

Ministri i ri i Brendshëm i Edi Ramës, Taulant Balla, është i faktuar se në zgjedhjet prillit 2021, më datë 21 prill kishte angazhuar për blerjen e votave në Elbasan, trafikantin Mehmet Greca, të dënuar me 7 vite në Britani për trafik kokaine. Ai bashkë me prokurorin Shehu dhe Ardi Veliun, manipuluan ngjarjen ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë në Elbasan.

Balla është i lidhur direkt me veprimtarinë ekonomike kriminale dhe fitimit të qindra milionë lekë publike nga kompania e Gentian Sharrës, bashkëpunëtor i Talo Çelës dhe pjesëmarrës në masakrën e vitit 2016 dhe grabitjen e Rinasit”, tha Berisha.

Sipas Partisë Demokratike, me këtë emërim, Rama e dorëzon në mënyrë përfundimtare rendin dhe sigurinë në duart e bandave të krimit të organizuar.

PD deklaron se Edi Rama, duke emëruar në krye të rendit, Taulant Balla, eksponentin kryesor në politikë të lidhur me krimin, drogën, vrasje, e dorëzon në mënyrën përfundimtare rendin në duart e bandave të krimit të organizuar. Edi Rama po i garanton organizatat kriminale dhe lidhjet e tij të faktuara me kartelet e Sinaloas se Shqipëria do jetë parajsa e trafiqeve dhe larjes së parave”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...