Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe lokalisht deri të dendura. Duke nisur nga orët e mesditës dhe më pas shtim vranësirash deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Duke nisur kryesisht pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve. Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra shoqëruar edhe me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Përgjtaë vijës bregdetare reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të ulët.