10.5 C
Tiranë
Friday, November 15, 2024
spot_img

Horoskopi ditor, e mërkurë, 12 Korrik 2023

Dashi
Rreshtim mjaft inkurajues i tranziteve planetare me një yll kujdestar si Marsi që ndodhet tani në një kënd mesatarisht pozitiv te Demi, veçanërisht nëse keni lindur në Mars. Ndërkohë sot Afërdita dhe Hëna mbështesin të lindurit në prill me entuziazëm dhe bujari. Në plan të parë ndikohen pozitivisht miqësitë.

Demi
Pasiguria rreth parave mund t’ju dëmtojë. Ju mund të keni dyshime për të ardhurat, veçanërisht nëse jeni i punësuar. Pasiguria juaj mund të bëjë që situata të duket edhe më serioze nga sa është në të vërtetë. Mundohuni të jeni objektiv.

Binjakët
Parashikohen tensione me njerëzit tuaj të afërt, bëni kujdes sepse mund të pendoheni për çfarë do të thoni e bëni.

Gaforrja
Duhet të keni durim për të rregulluar të gjitha problemet që keni pasur në jetën në çift. Sa i përket financave, do të keni vullnetin për të kursyer pavarësisht shpenzimeve.

Luani
Mund të përballeni me një konflikt në shtëpi, por është me rëndësi që të mos nxitoheni dhe të mos reagoni më ashpër seç duhet. Ruani qetësinë dhe rezistojini nevojës për të thënë gjëra që mund të nxisin edhe më shumë debat.

Virgjëresha
Ju te dashuruarit duhet te reflektoni gjate sot para se te hidhni çdo hap ne mënyrë qe te mos keni probleme me vone. Beqaret do kenë plot mundësi për takime, për aventura, madje edhe për te filluar lidhje serioze. Do jete ne dorën e tyre zgjedhja përfundimtare. Me financat do jeni shume me te matur dhe ne këtë sektor nuk do ju dale asnjë e papritur.

Peshorja
Nuk është një ditë e mirë për imagjinatën tuaj, sepse në mendje mund t’ju shkojnë vetëm situata të pakëndshme. Mos mendoni gjatë, argëtohuni!

Akrepi

Një injeksion i dobishëm besimi, optimizmi dhe vullneti për të vazhduar rrugën tuaj, sigurohet sot nga një pozicion i shkëlqyer qiellor në planetin e butësisë Mërkurin, që ndodhet në shenjën miqësore të Gaforres. Ata që do të ndjejnë efektet, janë veçanërisht të lindurit nga 27 tetori deri në 4 nëntor.

Shigjetari

Ju këshillohet të tregoheni shumë të vëmendshëm, pasi situata yjore ka ndryshuar në mënyrë drastike. Kontrasti Mars-Uran do të reflektohet edhe tek ju, që sot do të jeni shumë të tendosur.

Bricjapi

Mundësitë që keni janë të shumta dhe veçanërisht sot, do të keni mundësi t’i përdorni ato për të arritur shumë nga gjërat që dëshironi. Kushtojini vëmendje lëkundjeve tuaja të humorit, të cilat do të krijojnë pengesa në qëndrimin dinamik që duhet të tregoni në mënyrë që të arrini atë që dëshironi

Ujori
Sot, sekretet dhe komentet që ju bëjnë përshtypje, mund t’ju bëjnë sipërfaqësor, por është mirë të mos thoni mendimin tuaj. Merrni një qëndrim neutral dhe përdorni diplomacinë tuaj për të shmangur tensionet me njerëzit tuaj.

Peshqit
Sot është Hëna ajo që ju bën acarues e të padurueshëm, prandaj kujdes sepse sot mund të grindeni pa asnjë shkak edhe me njerëzit më të afërt e më të dashur. Planetet do ndikojnë pozitivisht tek financat dhe nuk do keni asnjë problem.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT