14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Samiti NATO, Rama: Iranianët u pranuan në vendin tonë për të qenë të sigurt, por ata kanë shkelur marrëveshjen

Kryeministri Rama dje në një bashkëbisedim me eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, në Lituani ku po mbahet samiti i NATO-s, Rama u shpreh se iranianët u pranuan në vendin tonë për të qenë të sigurt, por ata kanë shkelur marrëveshjen.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se Shqipëria nuk po merr ndihmën e nevojshme nga SHBA për të fuqizuar mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Pyetje: Çfarë mund dhe duhet të bëjnë aleatët e NATO-s për të mbrojtur infrastrukturën kritike dhe për të rritur mbrojtjen e tyre kibernetike?

Kryeministri Edi Rama:
Kjo është një sfidë tejet e madhe dhe besoj se do të zmadhohet edhe më tej me hyrjen në jetën tonë të inteligjencës artificiale në shkallë të gjerë dhe kjo për Shqipërinë si shembull mund të them që ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë lufte apo ndonjë konflikti. Por kur na kërkohet që të ndihmojmë, jemi mëse të lumtur ta bëjmë.

Ne na u kërkua që të ndihmojmë me grupin opozitar iranian MEK, dhe na u kërkua që të shpëtojmë jetëy e tyre, dhe të shpëtojnë jetën shqiptarët e kanë në ADN-në e tyre dhe kjo është parë në histori. I vetmi në Europë me popullatë më të madhe hebreje sepse u ndjenë të sigurt në Shqipëri. Asnjë hebre nuk u është dorëzuar nazistëve. Ishim të lumtur të prisnim 500 mijë refugjatë që po i shpëtonin spastrimit etnik në Kosovë nga regjimi i Slobodan Milosheviçit.

Dhe hapëm dyert dhe për afganët nga Kabuli. Mijëra prej tyre erdhën dhe u shpëtuan në Shqipëri.

Pra, ne bëmë po të njëjtën me këtë grup opozitar iranian por nuk është e njëjta në sensin dhe kuptimin e rrezikut sepse janë opozita iraniane megjithëse marrëveshja ishte e qartë që ata do qëndronin në Shqipëri për të qenë të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike përkundër regjimit. Fatkqësist disa ngjarje ndodhëm. Ne u sulmuam me një sulm në shkallë të gjerë shumë i avancuar sa u përket shërbimeve kompjuterike, ne u prekëm dhe për të rritur pikërisht sigurinë tonë kibernetike kërkohet më shumë mbështetje nga Kongresi dhe Senati. Por kjo nuk është tashmë në lajme dhe kur nuk je në lajme nuk je më problem. Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka për të fuqizuar sigurinë tonë kibernetike por nuk është e lehtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...