Kryeministri Edi Rama dje në Vilnius, Lituani ku mbahet Samiti i NATO-s ka zhvilluar bashkëbisedim me eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave të përbashkëta”.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit, Edi Rama, është shprehur se Kina dhe Rusia janë martesa të vjetra, të cilave Shqipëria nuk do të donte t’ju rikthehej.
Edi Rama:
Nuk jam në pozitën më të mirë për të dhënë këshilla ose t’i jap leksione të tjerëve në lidhje me historinë. Ne e kemi pasur Kinën dhe Rusinë kur të gjithë vendosën që t’i lëshonin ato dhe nëse në këtë vend jemi sot apo në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, statujat e Stalinit u hoqën në bulevarde, ne ende e kishim sepse ne e lamë Bllokun Komunist dhe Traktatin e Varshavës në vitin 1960 dhe arsyeja ishte që ne do të donim të ishim besnikë ndaj Stalinit dhe për ne, të gjthë të tjerët ishin tradhtarë. Më pas, u bashkuam me Kinën dhe bëmë revolucionin kinez me ta që na erdhi në formën e një deklarimi që “Zoti është i paligjshëm” dhe shkatërruan kisha e ndërtime fetare në vitet 60′. Rusia dhe Kina martesa të vjetra, të cilave nuk do të donim të ju ktheheshim. Me Kinën dhe Rusinë nuk kemi pasur marrëdhënie. Nga 1990 që kur morëm lirinë nuk ndodhi ndonjë vizitë zyrtare nga Moska, me Kinën është ndryshe sepse kemi marrdhënie miqësore dhe ne nuk ëshyë se mirëpresim kaq fort investimet kineze. Nuk do që t’i kthehesh martesës së vjetër.
Kina për ne nuk është armik dhe as kundërshtar, por është konkurrent. Ne duhet të jemi të mirëpërgatitur për të patur më shumë mirëkuptim dhe më shumë forca të bashkohen me ne për t’u përballur për të ardhmen