14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

“BE të ketë një përqasje tjetër për financim për vendet e Ballkanit, në mënyrë që ta bëjë rajonin tonë më të integruar”, shprehet Rama në Samit

Gjatë fjalës së tij dje në Samitin e NATO-s, kryeministri i vendit, Edi Rama, është shprehur se Shqipëria nuk ka pse nxitohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Rama ka deklaruar se duhet që BE të ketë një përqasje tjetër për financim për vendet e Ballkanit, në mënyrë që ta bëjë rajonin tonë më të integruar.

Megjithatë, Rama shprehet se pa BE-në, Shqipëria nuk do të ishte në gjendje të bënte ato që ka bërë gjatë 30 viteve të fundit.

Edi Rama:

Ne i donim negociatat aq shumë si një transferim dijesh unike për ndërtimin e shtetit. Ne jemi të bekuar që jemi në mes të Evropës dhe të kemi BE-në, që të ndihmon me një metodë të ndërtimit të institucioneve dhe kjo nuk është diçka që vjen me kaq ngazëllim, duhet të bësh gjithë ato detyra shtëpie. Anëtarësimi duhet të vijë kur të vijë, pra nuk kemi pse të nxitohemi. Ne duhet të mësojmë të ngasim makinën dhe të mos thërrasim me të madhe që sapo të marrim patentën, të marrim makinën. Duhet një përqasje tjetër nga BE për të bërë më shumë që ta bëjë Ballkanin më të integruar dhe së pari nga ana financiare. E ka zgjeruar boshllëkun mes nesh dhe kjo bazuar në llogaritje të thjeshta parash që janë ndarë mes vendeve anëtare, që i kishin paketa dhe kontributet për të kaluar pandeminë, krizën energjitike, etj. Disa fonde duhet të ristrukturohen dhe negociata proletike duhet të kombinohem. Vendimmarrja e BE-së është një rrëmujë. Pra nuk janë në gjende të marrin të gjithë vendimet në 27 vende, të shtosh dhe 6 nga Ballkani që sjellin shumë gëzim, por jo durim, nuk do ta bëjë procesin e vendimmarrjes më të lehtë. Pra duhet të jetë diçka e kombinuar. Një gjë është e sigurt, pa BE-në ne nuk do të ishim në gjendje të bënim as 90 për qind të atyre që kemi bërë në 30 vitet e fundit dhe pa SHBA nuk do të ishim në gjendje të mbijetonim si komb shqiptar. Nëse sot kemi kaq shumë progres në Shqipëri, por edhe në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Ne jemi të bekuar në zemër të Evropës me aleancë SHBA dhe BE.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...