14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Temperaturat e larta, ja ushqimet që duhet të shmangni në plazh

Cilat janë ushqimet për të mos u konsumuar në plazh apo për të mos u marrë me vete gjatë qëndrimit në çadër për të hequr ndjesinë e urisë? Në fakt, shumë ushqime janë përcaktuar për të ndenjur në frigorifer apo për t’u ruajtur në kuzhinë.

I nxehti dhe temperaturat e larta kontribuojnë në prishjen e ushqimeve që shpesh qëndrojnë në çantat frigorifer pranë çadrave, që në pak kohë transformohen plotësisht. Sapo ngrohen nga dielli ushqimet më pas nuk janë më të shijshme dhe aq më pak të shëndetshme kështu që është mirë të tregoheni të kujdesshëm se çfarë merrni me vete.

Para së gjithash është e rëndësishme të dini se në plazh nuk duhet të konsumoni shumë ushqim, në mënyrë që të qëndroni të lehtë dhe jo të rënduar.

Për të konsumuar një drekë mund të mjaftojnë pjata të lehta si një sallatë mikse me pak bukë dhe një akullore me madhësi normale.

Ndër të tjera, në plazh nuk duhet t’ju mungojnë frutat, ushqimi i shëndetshëm e që përmban shumë ujë. Ideale për të mos u dehidratuar është që, në dispozicion të keni një burim të vazhdueshëm energjish.

Ushqimet për të mos u ngrënë në plazh janë: djathi, patatet e skuqura, veza, sallami, salsiçet e të gjitha llojeve, ushqimet me bazë produktet e qumështit, brioshi, biskotat me krem, majonezë dhe të gjitha ushqimet e përpunuara.

Shefat e kuzhinës këshillojnë që të preferoni një drekë të thjeshtë dhe të shëndetshme, me përbërës natyral për të mos provokuar aciditetin dhe djegiet në stomak.

Pra edhe në plazh dreka mund të jetë e shijshme dhe e shëndetshme, mjafton të zgjidhni një sallatë të freskët mikse ose thjesht një akullore. Në fakt, nuk është e thënë që gjatë një dite të vetme në plazh, të mbushni çantat për të ngrënë, mjafton të argëtoheni dhe të luani për të kaluar një ditë të qetë.

Sidomos për fëmijët është e këshillueshme të mos i jepni për të ngrënë ushqime të skuqura dhe biskota, por ndonjë tas me drithëra për t’i mbajtur të lehtë dhe larg dhimbjeve të barkut, të provokuara se nga kequshqyerja ashtu edhe nga ndonjë ushqim me aciditet.

Ndërkohë nëse keni ndërmend të freskoheni gjatë vapës në ato restorantet afër detit duke pirë pijet klasike të gazuara, mos e bëni më! Çfarëdolloj pije, që nga klasikja Kola e deri te uji i gazuar, janë produkte ushqimore tërësisht të ndaluara përpara se të shkoni në det, ose gjatë kohës që jeni në të. Me shmangien e tyre, do të mund të shmangni edhe fryrjen e barkut tuaj apo jo!

Po kështu, as çamçakëzin nuk është e këshillueshme ta përtypni kur jeni në plazh. Çamçakëzi mund të duket në fakt si produkti i fundit i cili ka lidhje me fryrjen e barkut tuaj, por ja që edhe ai ka një ndikim negativ. Gjatë kohës që ju e përtypni atë, merrni edhe ajër të konsiderueshëm duke shkaktuar në organizëm një fryrje të bezdisshme dhe sigurisht jo estetike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...