14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi: ” U shty , mazhoranca ndihmon Ahmetaj të fshihet nga drejtësia”

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Deputeti i PD, Gazment Bardhi dha një deklaratë për mediat duke komentuar atë çfarë ndodhi në këtë mbledhje.

Gazmend Bardhi: Siç jeni në dijeni mbledhja e këshillit filloi me kërkesë të deputetëve të opozitës që mbledhja të ishte e hapur. Sipas Kushtetutës, duhet të ishte Këshilli i rregullores për të vendosur nëse do ishte me dyer të hapur.

Në mënyrë arbitrare, u vendos të ishte me dyer të mbyllura.

Nuk ka pasur informacione shtesë, prandaj duhet të ishte transparente për mediat që të dihej çfarë u tha.

Avokatët dinin që kishte ikur, por nuk dinin se ku ndodhej në këtë moment.

Në një tentativë për t’i dhënë kohë Ahmetajt, u vendos të shtyhet për nesër, ndërsa autorizimi bëhet javën që vjen. Një ndihmë nga mazhoranca, që Ahmetaj të fshihej nga drejtësia. Është Gjykata që do vendosë më pas nëse Ahmetaj do shkojë në burg apo jo.

Kam pyetur SPAK-un që nëse ndodhet në Shqipëri apo Kanada, nuk kam marr përgjigje, prandaj nuk dua të aludoj. E rëndësishme është që me informacionet që dispononim, u konfirmua prej avokatëve që nuk ndodhet në territorin e Shqipërisë. Mes datave 7 dhe 10 korrik, ka kaluar kohë e mjaftueshme që Ahmetaj të largohet.

Nuk morëm asnjë përgjigje për pyetjet e bëra.

Nesër do të dëgjojmë pretendimet e avokatëve, që kërkuan të shqyrtohen provat. Ne si opozitë nuk kemi fuqi për të nxitur hetime në SPAK, avokatët nuk e kanë konfirmuar nëse ka presion nga Edi Rama.

Avokatët pretenduan që nuk është arratisur. Kanë kërkuar 24 orë të tëra. E gjitha kjo vonesë nuk ka ndodhur në raste të tjera. Për PD-në, ahmetaj duhet të ishte në burg që prej 2020. E përgëzoj Prokurorinë, që e ka shtrirë hetimin dhe te pasuria e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...