34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Ushtronte dhunë fizike dhe psikoligjike ndaj bashkëjetueses/ Policia vë në pranga 44-vjeçarin.

Një 44-vjeçar me inicialet Sh.K është vënë në pranga të policisë në Tiranë, pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij. Ndërkohë që gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Ushtronte dhunë fizike dhe psikoligjike ndaj bashkëjetueses, Policia vë në pranga 44-vjeçarin.
Gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase se bashkëjetuesi i saj shtetasi Sh. K., ushtronte dhunë fizike dhe psikogjike ndaj saj, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit Sh. K.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit Sh. K., 44 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...