34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Tenderimi i Portit të Vlorës/ PD kallëzon në SPAK ministren Belinda Balluku për shpërdorimin e detyrës

Partia Demokratike në Vlorë ka kallëzuar sot në SPAK ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun, për shkelje në procedurën e tenderimit të Portit të Vlorës.

Partia Demokratike akuzon ministren Balluku për shkelje në procedurën e tenderimit të portit. Sipas PD-së Belinda Balluku ka skualifikuar në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore për “Prokurimin Publik” të disa ofertuesve që kanë marrë pjesë në këtë prokurim dhe gjithashtu ka pranuar ofertën e cila binte në kundërshtim me kriterin e përcaktuar në dokumentat standarte të tenderit.Partia Demokratike shprehet se është e gatshme që të mbështesë hetimin ndaj ministres Balluku.

Deklarata e PD-së së Vlorës:

Të nderuar qytetarë!

Jam sot këtu, në emër të PD Vlorë, për të bërë publik, ashtu sikurse kemi paralajmëruar më parë, Kallzimin Penal kundër Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda BALLUKU për shkelje në procedurën e prokurimit për dhënien me koncesion të Portit të Vlorës.

Me veprimet ose mosveprimet e kryera në procedurën e cituar më lartë janë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” parashikuar në nenin 258 të Kodit Penal.

Ky Kallzim i është drejtuar Strukurës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK.

Nga faktet e shumta, të cilat i kemi referuar dhe në kallëzimin penal, rezulton se jemi përpara veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme, që sjellin përgjegjësi penale, të cilat konsistojnë në disa drejtime. Dhe konkretisht:

  1. i) në skualifikimin në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore për “Prokurimin Publik” të disa ofertuesve që kanë marrë pjesë në këtë prokurim;
  2. ii) Pranimin si të sukseshmë të ofertës së bërë nga operatori, në kundërshtim me kriterin e përcaktuar në dokumentat standarte të tenderit.

Oferta në vlerën e 22’842’417 euro pa TVSH e Shoqërisë “Marina Di Valona” Sh.p.k. e identifikuar si oferta fituese, krahasuar me ofertën në vlerën 22’725’572 euro të Shoqërisë “Gjikuria” Sh.p.k. dhe oferta e Shoqërisë “Albavia ” Sh.p.k me vlerë 1’876’427.700 leke pa TVSH. Diferenca monetare midis ofertave ështe e konsiderueshme duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik fondeve publike të buxhetit të shtetit. Pra Komisioni Vleresimit të Ofertave i drejtuar nga Ministria Balluku ka perzgjedhur ofertën me vlerën më të shtrenjtë për këtë prokurim publik.

Theksojmë se kjo PPP është bërë në kundërshtim me Ligjin, në shkelje të marrëveshjes së arritur nga të gjitha palët politike për ligjin e ri elektoral.

Partia Demokratike Vlorë shpreh gadishmërinë e plotë, për të mbështetur SPAK gjatë këtij hetimi, të bindur, ashtu si i gjithë opinioni publik që ka bësim në SPAK, se ky institucion do të angazhohet seriozisht, për të ndalur shpërdorimin e fondeve publike si dhe të dërgoj përpara përgjegjësisë penale funksionaret publik që lidhen me këto abuzime!

Ju faleminderit!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...