17.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Aksident Greqi, humb jetën i riu shqiptar, plagoset vëllai i tij

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në në aksin rrugor Kastel-Platanos, në fshatin Traqila. Një makinë me turistë është përplasur me një motor, ku po udhëtonin dy vëllezër shqiptarë.

Si pasojë Dionis Qoshku, 17 vjeç humbi jetën, ndërsa vëllai i tij është dërguar në Spitalin e Haniasë ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata shqiptare Kisamo ”Kastel”.

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Kastel, në aksin rrugor Kastel Platanos, në fshatin Traqila rreth orës 9:30 të mëngjesit , një makinë turistësh ka bërë një kthesë të menjëhershme dhe si pasojë dy djemtë nga Librazhdi që ishin në motorr nga pas u përplasën me automjetin duke gjetur vdekjen 17 vjeçari Dionis Qoshku dhe vëllai i tij Ersid Qoshku , i cili gjendet në Spitalin e Haniasë ku bëri ndërhyrje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Është nga ngjarjet më të dhimbshme dhe i ka shokuar të gjithë njerzit vëndas dhe të huaj ,të mëdhenj e të vegjël , miq dhe shokë të familjes, bashkëmoshatarët e tij, të cilët nuk do donin të besonin se Dionisi nuk jeton më , kjo ngjarje është nga më të dhimbshmet që të shterojnë fjalët, dhimbja dhe pikëllimi nuk kanë të përshkruar.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes , zoti u dhëntë kurajo për të përballuar këtë dhimbje të madhe. I përjetshëm kujtimi yt Dionis“-shkruhet në faqen e shoqatës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...