17.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

“Parlamenti dyqan personal i Zotos dhe Mërtirit”, Bardhi pasi u refuzuan kërkesat për interpelancë

PD përmes kryetarit të grupit Gazment Bardhi kanë kërkuar interpelancë.

Të dyja këto kërkesa janë rrëzuar poshtë, tregon Bardhi me argumentin se nuk ka një urgjencë që të zhvillohen.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka deklaruar për mediat se kryeministri Edi Rama, ka nevojë për një aleancë me krimin e oraganizuar.

“Parlamenti dyqan personal i Zotos dhe Mërtirit”, ka thënë Bardhi ku ka shtuar se këta dy persona vazhdojnë të marrin paratë e shtetit, së bashku me Ahmetajn i cili vijon bëjë transferta.

Në një prononcim për mediat, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar ditën e djeshme, Gazment Bardhi tha se Rama e ka për detyrim të jetë i pranishëm në seancën e së enjtes, pasi sic tha ai është i vetmi që mund të lëvizë të gjithë mekanizmin shtetëror për këtë aferë.

Gazment Bardhi: Duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin e saj për shndërrimin e parlamentit nga parlamenti që mbron interesat e qytetarëve shqiptar në një dyqan që mbron interesat e Klodian Zotos dhe Mire Mërtirit. Fakti që paratë e shqiptarëve transferon të dy njerëz në arrati nuk është një çështje urgjente për Kuvendin.

Interpelanca urgjente dhe mocioni me debat janë dy kërkesa të drejta. Sado siklet dhe hall të ketë Edi Rama mbi këtë çështje duhet të respektohet kushtetuta dhe rregullorja. Nuk ka urgjencë thotë Kuvendi. Klodian Zoto dhe Arben Ahmetaj mund të marrin para nga buxheti i shtetit.

Paratë e shqiptarëve mund të financojnë arratinë e tyre personale. Është një çështje që për mazhorancën konsiderohet e ezauruar. Kërkesa për interpelancë kërkonte këtë gjë. Do të zbatohet kushtetuta dhe rregullorja. Rrethi në të cilin kryetarja e kuvendit ka futur veprimtarinë parlamentare është një rreth i rrezikshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...