10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Reagon Hoxha pas humbjes në Rrogozhinë/ ‘I gjithë shteti zbarkoi këtu, sollën dhe 1500 vota me vete’

Kandidati i Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha ka reaguar pas humbjes në zgjedhjet që u mbajtën të dielën për kryetar bashkie në Rrogozhinë.

Mirënjohje dhe falenderime për të gjithë banorët e Rrogozhinës që dolën për të votuar. Falenderime të përzemërta për të gjithë ata që besuan tek ëndrra e ekipit tonë për një Rrogozhinë ndryshe.

Falenderime për gjithë bashkëpuntorët dhe njerëzit që sakrifikuan këto muaj kohë, energji dhe mund. Faleminderit edhe atyre që vendosën të “ndërronin anijen” gjatë rrugës! Kjo periudhë rezultoi një eksperiencë unike dhe shumë mësime u nxorrën.

Rezultati i zgjedhjeve të 23 Korrikut për fat të keq nuk pasqyron realitetin dhe nuk është një shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve. Ky rezultat u ndikua nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve. I gjithë shteti zbarkoi në Rrogozhinë dhe sollën me vete një paketë me mbi 1500 vota.

Përballë patëm shtetin, oligarkët dhe makineritë tyre. Unë dhe njerëzit fisnikë që më rrethonin nuk u trembëm, nuk bëmë kompromise dhe nuk u përkulëm ndaj tyre, por luftuam deri në momentin e fundit për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Rrogozhinës.

Votat i mbrojtëm dhe vota përsëri morëm! 4920 qytetarë përqafuan dëshirën tonë për Rrogozhinën një qytet më të mirë! 4920 falenderime të sinqerta për të gjithë ju që besoni në dinjitet dhe vlera njerëzore! Do mbetem njëri prej jush…!’– shkruan Hoxha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...

Tension jashtë spitalit në Timishoara pas aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-ut

0
Momente të tensionuara shënuan përpara Spitalit të Qarkut të Timishoarës, Rumani, ku Ambasadori grek dhe Prefektja e Timishoarës po prisnin informacion për gjendjen e...

Tragjedi në Maltë: Vajza 13-vjeçare mbytet në det gjatë pushimeve me familjen

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maltën, ku një vajzë 13-vjeçare humbi jetën në det gjatë pushimeve me familjen e saj. Trupi i pajetë i...

Arrestohen dy shtetas në Gjirokastër, kapen 34 kg kanabis të fshehur për trafik drejt...

0
Dy shtetas, Eduart Mema dhe Edison Sinani, janë arrestuar pasi tentuan të trafikonin 34 kilogramë kanabis drejt Greqisë. Sipas policisë, droga ishte fshehur në shasinë...