33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Zhvatën italianët me Call Center, dalin emrat e të arrestuarve në Laprakë

Policia e Shtetit ka publikuar emrat e personave të cilëve u është prerë urdhërarrest për akuzën e mashtrimit me call centera të shtetasve italianë. Grupi kriminal mashtronte qytetarët italianë përmes shitjeve online.

Call Center-i lokalizuar në Tiranë, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se u ka marrë personave të dëmtuar në Itali një shumë që shkon deri në 4.7 milionë euro.

Njoftimi i plotë i policisë

Tiranë

Ekzekutohen 14 masa sigurie për shtetas të implikuar në veprimtarinë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike.

Sekuestrohen pajisje të ndryshme kompjuterike, aparate celulare, USB dhe pajisje të tjera për prodhimin e bitcoin, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara në disa banesa.

Gjatë operacionit u angazhuan 60 forca Policore të DVP Tiranë, të komisariateve në varësi të saj dhe të DVP Fier.

Në kuadër të procedimit penal nr.121/2021 të Prokurorisë Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është përfshirë në hetime në bazë të autorizimeve të Prokurorisë, ku gjatë këtyre hetimeve janë aplikuar metoda speciale të hetimit.

Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i plotë i të gjitha subjekteve të hetimit.

Më konkretisht, më datë 25 tetor 2022, është bërë identifikimi i subjektit dhe pas autorizimit të marrë për lejimin e ushtrimit të kontrolleve të vendit, së bashku me Njësinë “C” të Krimit Kibernetik të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe partnerët e Policisë italiane, është ndërhyrë në subjektin call center, në rrugën “Dritan Hoxha”, ku janë kryer të gjitha veprimet hetimore procedurale.

Në vijimësi të këtij procedimi, pas ekpertimit të pajisjeve elektronike të sekuestruara, ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale janë të implikuar disa shtetas.

Më datë 26.07.2023, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Fiananciare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në funksion të vendimit nr. 92 të datës 21.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, janë ekzekutuar 9 masa sigurie, nga të cilat 5 “Arrest në burg”, dhe 4 “Arrest në shtëpi”.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasit Hamit Dobi, Erion Kastrati, Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, dhe Mojsi Zuna.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për shtetasit Greta Gjoci, Olta Toci, Rezarta Ibrahimi dhe Silvana Veliu.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit B. Ç., O. C., B. GJ., A. M., dhe F. B.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. Ç., ka dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë më datë 23.07.2023 nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë, ndërsa shtetasja A. M., më datë 27.10.2022, nga Pika e Kalimit Kufitar Rinas.

Në kuadër të këtij procedimi janë kontrolluar 12 banesa dhe janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike (telefona, laptopë, USB dhe pajisje për prodhimin e Bitcoin), të cilat kanë kaluar për ekspertim kompjuterik në laboratorin pranë Sektorit të Ekzaminimeve Kompjuterike në Prokurorinë e Posaçme

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...