20.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Grupi shqiptar mashtroi 140 italianë me shitje online, SPAK zbulon skemën

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbajti sot një konferencë të përbashkët me homologët italianë për të dhënë detaje rreth operacionit të përbashkët për goditjen e grupit kriminal shqiptra që kryente mashtrime nëpërmjet call center.

Grupi kriminal mashtronte qytetarët italianë përmes shitjeve online. Banda përbëhet nga shtetas shqiptarë.

Mësohet se janë dhënë 14 masa sigurie në lidhje me operacionin dhe në total janë shkaktuar 4 mln e 700 mijë euro dëme ndaj shtetasve italianë.

Toni Vocaj tha në konferencë se janë administruar rreth 140 kallëzime nga shtetas italianë. Ai tha se janë zbatuar 5 masa sigurie arrest në burg, 4 arrest në shtëpi ndërsa 5 u shpallën në kërkim.

Call center-i lokalizuar në Tiranë, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se u ka marrë personave të dëmtuar në Itali një shumë që shkon deri në 4.7 milionë euro.

Operacioni është vijimi i operacionit të nisur në tetorin e vitit të kaluar ku përmes call centerave mashtroheshin qytetarët italianë të investonin fillimisht në shuma të vogla dhe më pas në shuma të mëdha, deklaroi prokurori Eneid Nakuçi.

Eneid Nakuçi tha gjithashtu se personat e arrestuar sot janë drejtues të Call Center, IT dhe konsulentë.

Masat e sigurimit janë rezultat i analizave të të gjitha provave të marra nga përgjigjet itali e Shqipëri, vëzhgimet e verifikimet e bëra para dhe datës 25 tetor dhe me personat që kanë një rol deciziv. Janë drejtues taktik të call centerit, drejtues të grupeve të operatorëve dhe IT, e konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë

Por ku dërguan dhe u pastruan këto 4.7 mln Euro? Prokurori i SPAK-ut, Eneid Nakuçi u shpreh i paqartë, duke thënë se nuk e dinë ku janë pastruar këto shuma.
Ndoshta në Letoni, Lituani… Janë të pagjurmueshme kur transferohen në Bitcoin. Ajo që është e mundur, nuk përcaktohet pas konvertimit nga euro në Bitcoin, nuk mund të gjendjen këto fonde. Nuk është bërë e mundur në hetim. Është faktori transnacional. Bëhet fjalë për shtete të tjera. Paratë nuk kanë qenë në Shqipëri, por në Itali. Më pas janë transferuar në vende të tjera” tha ai.

Edhe prokurorja italiane tha të njëjtën gjë.

Skemën nuk e kemi ndërtuar tërësisht. Por një qytetar shqiptar po hetohet për pastrim dhe ne mendojmë se ky person është i përfshirë në këtë ngjarje. Me siguri një pjesë e këtyre parave mund të futeshin në Shqipëri, se këta nuk punonin falas. Por hetimet janë akoma në fazë…por janë shumë të vështira. Kriptomonedha shpesh përdoret për fshehjen e të ardhurave” tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...