33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ja kush janë sekretarët e shkarkuar ditën e djeshme në Asamblenë Socialiste

Asambleja e PS-së u mblodh dje dhe mori disa vendime që sollën ndryshime në selinë rozë.

Asambleja vendosi që të bëjë disa ndryshime të tjera. Kreu i PS-së, shkarkoi Damian Gjiknurin nga posti i sekretarit të Përgjithshëm, për t’ia besuar deri në shtator pozicionin Blendi Klosit. Ndërkohë, në vend të Ballës, si kryetar i grupit të PS-së, u vendos Bledi Çuçi, duke bërë kështu një lëvizje rokadë, pasi ky i fundit ishte ministër i Brendshëm.

Ndonëse mbledhja dje u zhvillua me dyer të mbyllura, u mësua dhe mesazhi që Rama i drejtoi kryebashkiakëve dhe deputetëve të tij. “Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare.”, tha ai, ndërsa vlerësoi për kontributin në Parlament të dy figurave me rëndësi të qeverisë së tij, ministrin Taulant Balla dhe Elisa Spiropalin.

Sekretarët e shkarkuar:

1-Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
2-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
3-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
4-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
5-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
6-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
7-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
8-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...