9.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Klosi në ditën e parë si Sekretar i Përgjithshëm,”PS do të nis mga puna për mbledhjen e Kongresit”

Në shtator, grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet për të marrë një vendim për përjashtimin ose jo nga partia të Arben Ahmetaj, ish numri 2 i qeverisë, tashmë në kërkim për aferën e inceneratorëve.

Blendi Klosi, tashmë në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, në ditën e tij të parë të punës, tha se ky vendim i rëndësishëm për fatin e Ahmetajt në parti është ekskluzivitet i grupit parlamentar.

“I takon grupit parlamentar që në mbledhjen e tij të parë në fillim të sezonit të ri parlamentar dhe të kongresit të partisë që me gjasa do e kemi në shtator, do marrim vendime të plotë për çështjet që shqetësojnë, një prej tyre dhe ajo për të cilën ju përmendët (inceneratorët), për është ekskluzivitet i atij grupi”, tha Klosi.

Nga ana tjetër menjëherë pas marrjes së detyrës, Klosi tha se PS do të nisë nga puna për mbledhjen e Kongresit, ku do të vendoset më pas nëse posti i tij do të jetë i përkohshëm ose jo si sekretar i pergjithshëm.

Klosi tha se ndër objektivat më primare nën drejtimin e Partisë Socialiste është sigurimi i fitores së zgjedhjeve të vitit 2025.

“Detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së është një detyrë shumë e rëndësishme. PS e ka dëshmuar në gjithë këto vite se dita e zgjedhjeve për të është një ditë lufte, gare, fitoreje. Dhe dita pa zgjedhje është dita e parë e të menduarit për zgjedhjet e ardhshme. Z. Gjiknuri ka bërë një punë shumë të mirë.

Së bashku do ta çojmë në një garë të fortë fitoren e 2025-s, ku Partia Socialiste shkon jo vetëm për të marrë mandatin e saj të katërt, por njëkohësisht me fitoren e këtyre zgjedhjeve të kemi një parti të re, një parti që reformohet, një parti që gjen forcën te struktura e saj, te njerëzit e saj, te mbështetësit e saj, tek ata që presin vetëm te Partia Socialiste e Shqipërisë të ecin përpara.

Kjo detyrë do na detyrojë të punojmë shumë, të kemi orë të zgjatura me gjithë strukturën e partisë në çdo zonë, në çdo lagje, për të kuptuar se çfarë njerëzit duan nga Partia Socialiste”,tha Klosi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT