20.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

UEFA përjashton Juventusin nga Europa një sezon

UEFA ka vendosur të përjashtojë Juventusin për një sezon nga kupat e Europës për shkak të fitimeve kapitale, ndaj bardhezinjtë nuk do të jenë në start të Ligës së Konferencës 2023-2024. Është shqiptuar edhe gjobë prej 20 milionë eurosh. Në vend të saj ringjallet Fiorentina, finaliste e edicionit të kaluar.

UEFA kishte hapur hetim prej 7 muajsh, duke shqyrtuar edhe ajo dokumentacionin për klubin italian i cili po gjykohej në Itali për shkeljet me bilancet financiare, si për praktikën e plusvalencave, ashtu edhe për atë të mosdeklarimit të pagave që janë dhënë në të zezë.

Komisioni disiplinor i UEFA-s, ka vendosur që Juventusi nuk duhet të luajë një sezon në Europs, si dhe të paguajë një gjobë që do të shlyhet pjesërisht tani dhe pjesërisht më vonë. Në vend të bardhezinjve, në këtë kompeticion do të marrë pjesë Fiorentina, e cila ishte renditur një vend më poshtë në Serinë A.

Për Juventusin, lajmi në fakt nuk ka ardhur surprizë dhe shumëkush e cilëson një “nder” nga ana e UEFA-s, pasi ky ndëshkim e shpëton nga pjesëmarrja në turneun me më pak rëndësi në Europë. Njëkohësisht, në rast se dënimi do të shtyhej pasi Juventusi të merrte pjesë në këtë edicion në Ligën e Konferencës, klubi bardhezi rrezikonte të penalizohej në edicionin pasardhës, atë që shpreson ta nisë në Ligën e Kampioneve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...